Aktualitet

Ilaç për të forcuar imunitetin/ Qumështi i gomaricës po shitet masivisht në Shqipëri, bestytënia për efektet ndaj COVID

12 Dhjetor 2020, 16:13 Nga DOSJA
Ilaç për të forcuar imunitetin/ Qumështi i gomaricës

ELBASAN- Një fermë në fshatin Papër, ku shitet qumësht gomarice, si një kurë e mirë për imunitetin gjatë një periudhe pandemie  ka marrë vëmendjen e mediave të huaj.  Në një postim të bërë nga TheJakartaPost, tregohet se masivisht njerëzit po blen qumështin e gomaricave si një ilaç popullor për të mbajtur larg infektimin.

“Kërkesa për qumësht gomarice po rritet ndjeshëm së bashku me infeksionet e virusit. Megjithatë është një kafshë shumë delikate, e cila për të prodhuar qumështin e saj kërkon butësi dhe dashuri,”-ka thënë Elton Kikia, menaxheri i fermës së vogël në fshatin Paper.

Dy vjet më parë ai la punën e tij si gazetar për të marrë përsipër fermën e familjes, e cila është në të rrallat në Shqipëri për shitjen e qumështit të gomaricave. Sakaq, bëhet e ditur se çmimi i saj është 50 euro për litër, duke u cilësuar i tepruar në një vend ku paga mesatare mezi arrin 400 euro në muaj, por frika ndaj infektimit me Covid-19 ka shkaktuar një interes për blerjen e tij.

Ndërsa askush nuk po e markon qumështin si një kurë për virusin, disa persona janë shprehur të bindur se ai është si qumështi i njeriut që ndihmon në forcimin e mbrojtjes natyrore të trupit.

Klea Ymeri, një studente në inxhinieri agro-mjedisore, kohët e fundit udhëtoi në Papërr për të blerë dy shishe 250 mililitër për të ndihmuar prindërit e saj të shërohen nga COVID-19.

“Mbi ilaçet që po marrin, qumështi i gomaricës mund të jetë një ilaç i mirë natyror për sistemin e frymëmarrjes,”-ka thënë ajo për AFP.

Gjithashtu, ato përdoren edhe për të bërë ilaçe bukurie. Regina Beqiri, një farmaciste ka thënë se shitjet janë rritur në kohën e izolimit nga virusi, që nënkupton që njerëzit po kalojnë më shumë kohë në shtëpi dhe mund të kujdesen më mirë për lëkurën e tyre.

Sakaq, ferma aktualisht ka katër gomarica shtatzënë dhe katër nëna që prodhojnë qumësht.

“Me një prodhim maksimal prej tre litra në ditë, ne nuk mund ta plotësojmë kërkesën,”-ka thënë Kikia për AFP, duke thënë se ai planifikon të zgjerojë tufën e tij në 100 gomarë.

(k.a/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet elton kikia qumështi i gomaricave elton kikia qumështi i gomaricave

Sondazh

Poll