Aktualitet

Ende pa nisur protesta, policia shoqëron disa protestues, çfarë po ndodh në Bulevard

12 Dhjetor 2020, 16:29 Nga DOSJA
Ende pa nisur protesta, policia shoqëron disa protestues, çfarë

TIRANË- Protesta e parashikuar për në orën 18:00 ende nuk ka nisur, por situata në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit” është e tensionuar.

Dosja.al ka vëzhguar situatën në terren, ku efektivë policie kanë shoqëruar disa të rinj të cilët kanë mbërritur në Bulevard për t’u bërë pjesë e protestës, e cila hyn sot në ditën e katërt. Paraditen e sotme u protestua në Shkodër, ku u shkatërrua selia e Partisë Socialiste, ndërsa për tri ditë radhazi, të rinjtë në Tiranë kanë ndezur flakë në disa pika.

Ish-blloku, ministria e brendshme, Kryeministria, Myslym Shyri dhe Sheshi Skënderbej janë pikat kryesore ku protestuesit dhe policia janë përplasur, dhe ku nuk ka munguar as gazi lotsjellës. Protestuesit kërkojnë largimin e drejtorit të Policisë, Ardi Veliu pas ekzekutimit të Klodian Rashës nga policia e Shtetit.

(F.g/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet protesta per klodian rashen protesta per klodian rashen

Sondazh

Poll