Aktualitet

BILANCI/ Ministria e Shëndetësisë: 12  viktima dhe 879  raste të reja regjistrohen në 24 orët e fundit nga Covid-19 

12 Dhjetor 2020, 15:42 Nga DOSJA
BILANCI/ Ministria e Shëndetësisë: 12  viktima dhe 879 

 SHQIPËRI- Ditën e sotme ka pasur 12 të vdekur nga COVID në Shqipëri gjatë 24 orëve të fundit dhe 879 raste të reja. Janë kryer 2.734 testime në 24 orët e fundit, nga të cilët kanë rezultuar pozitivë 879 qytetarë të prekur nga virusi SARS-COV2.
Janë shëruar 384 qytetarë, duke e çuar në 24.520 numrin e të shëruarve në vend që prej fillimit të epidemisë.

Në 24 orët e fundit, me gjithë përpjekjet e mjekëve, fatkeqësisht e kanë humbur betejën me COVID-19: 9 qytetar nga Tirana, 1 qytetar nga Korça, 1 qytetar nga Lezha, 1 qytetar nga Kuçova, të moshave 43-92 vjeç.

Njoftimi i plotë:

Rriten rastet e reja me COVID-19 në vendin tonë. Në 24 orët e fundit janë konfirmuar pozitivë 879 raste të reja nga 2734 testime të kryera në total. Ndërkohë kanë humbur jetën 12 qytetarë, konkretisht: 9 qytetar nga Tirana, 1 qytetar nga Korça, 1 qytetar nga Lezha, 1 qytetar nga Kuçova, të moshave 43-92 vjeç. Aktualisht në 4 spitalet COVID, po trajtohen 455 pacientë, 27 në terapi intensive, 7 pacientë janë të intubuar. Në 24 orët e fundit janë shëruar 384 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve 24.520 që nga fillimi i epidemisë. Rastet e reja me COVID janë evidentuar në këto bashki: 252 raste në Tiranë, 62 në Shkodër, 49 në Durrës, 40 në Kavajë, 35 në Sarandë, 32 në Lushnje, nga 31 raste në Krujë, Kuçovë, 30 në Vlorë, 28 në Elbasan, 24 në Mat, 22 në Kukës, 20 në Pogradec, nga 19 raste në Gjirokastër, Fier, 18 në Korçë, 17 në Lezhë, nga 15 raste në Bulqizë, Peqin, Skrapar, nga 14 raste në Mirditë, Përmet, 10 në Tepelenë, 9 në Malësi e Madhe, 8 në Kurbin, nga 7 raste në Gramsh, Devoll, Dibër, nga 6 raste në Has, Mallakastër, nga 5 raste në Berat, Kolonjë, nga 3 raste në Delvinë, Tropojë, 1 në Pukë. “Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u drejtohet qytetarëve të mos neglizhojnë asnjë shenjë të sëmundjes dhe të kontaktojnë me mjekun e familjes, për t’u referuar për testim, ndjekje të vazhdueshme dhe për rimbursimin e barnave të trajtimit ambulator në banesë. Telefononi linjën e gjelbër falas 0800 40 40 për të kontaktuar me mjekun tuaj të familjes. Telefononi Urgjencën Kombëtare 127 kur dyshoni se keni shenja të sëmundjes dhe duhet të kryeni testimin për COVID apo nëse keni nevojë për trajtim të specializuar spitalor në spitalet COVID”, apelon MSH.

COVID-19 – Statistika (12 Dhjetor 2020)

Raste të reja ditore 879

Të shëruar ne 24 orë 384

Të shtruar në spitale 455

Humbje jete në 24 orë 12

Testime ditore 2.734

Testime totale 219.175

Raste pozitive 47.742

Raste të shëruara 24.520

Raste Aktive 22.233

Humbje jete 989

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 12034

Fier 1702

Durrës 1384

Korçë 1132

Vlorë 1117

Shkodër 1026

Elbasan 936

Berat 821

Lezhë 808

Gjirokastër 545

Kukës 439

Dibër 289

(I.A/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet koronavirusi ne shqiperi viktimat e koronavirusit ne shqiperi koronavirusi ne shqiperi viktimat e koronavirusit ne shqiperi

Sondazh

Poll

Aktualitet 12 Dhjetor 2020, 13:56

KRUJË– 12 persona janë vënë në pranga dhe tre të tjerë janë shpallur në kërkim pasi akuzohen për kultivim kanabisi. Mësohet se personat në fjalë u vunë në ...