Aktualitet

Vranë babë e bir në Elbasan/ Dosja e “miqve të Çapjave” kthehet pas, nuk është e ‘kopsitur’ nga Prokuroria. Ka en

12 Dhjetor 2020, 14:27 Nga DOSJA
Vranë babë e bir në Elbasan/ Dosja e “miqve të

ELBASAN– Gjykata e Elbasanit ka vendosur që të kthejë pas për plotësimin e hetimeve dosjen penale që flet për vrasjen e babë e bir, Gentian dhe Nezir Beqiri, në gusht të 2012 në qytetin e Elbasanit. Gazetari Elton Qyno bën me dije se togat e zeza të gjykatës kanë kërkuar kryerjen e hetimeve të tjera për disa individë që dyshohet se kanë marrë pjesë  në vrasjen e dyfishtë.

Dje gjyqtarja ka vendosur moskalimin e çështjes penale në proces gjyqësor themeli, ndërkohë që nuk dihet me saktësi se cilat janë detyrat e caktuata nga Gjykata për Prokurorinë, në lidhje me kopsitjen e hetimeve.

Për vrasjen e Gentian dhe Beqir Nezirit, deri në këtë fazë të hetimit janë arrestuar Ervis Bardhi, Etjen Cani, Jorgo Leku në Greqi, Klajdi Dokoli.  I pari që është arrestuar është Ervis Bardhi dhe më pas Etien Cani u ndalua në Itali, ndërsa një muaj më parë u arrestua në Athinë Jorgo Leku, një tjetër mik i familjes Çapja, që besohet se ka marë pjesë direkt në vrasjen e Gentian e Nezir Beqiri.

Ndërkohë vijojnë hetimet dhe për persona të tjerë të fisit Çapja, të cilët besohen se kanë lidhje direkte me vrasjen e Gentian Beqirit dhe babait të tij. Vrasja e tij është kryer në shenjë hakmarrje pasi Gentiani në dhjetor 2005, së bashku me Armand Hasanin dhe Dritan Shemen, ekzekutuan me armë zjarri, Sokol Çapjen.

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet gentian beqiri gjykata e elbasanit nezir beqiri gentian beqiri gjykata e elbasanit nezir beqiri

Sondazh

Poll

Aktualitet 12 Dhjetor 2020, 13:56

KRUJË– 12 persona janë vënë në pranga dhe tre të tjerë janë shpallur në kërkim pasi akuzohen për kultivim kanabisi. Mësohet se personat në fjalë u vunë në ...

Aktualitet 12 Dhjetor 2020, 13:53

TIRANË– Videoja që po shikoni tregon momentin kur është shoqëruar nga forcat e policisë kryeredaktori i “Koha jonë”, Qamil Xhani. Ky i fundit është kapur n...