Aktualitet

Të miturit thyejnë derën e Partisë Socialiste në Shkodër, futen brenda saj, nxjerrin jashtë DOKUMENTET

12 Dhjetor 2020, 11:22 Nga DOSJA
Të miturit thyejnë derën e Partisë Socialiste në

SHKODËR– Të miturit e qytetit të Shkodrës kanë thyer derën e Partisë Socialiste dhe kanë hyrë në ambientet e brendshme. Ata kanë nxjerrë jashtë shumë dokumente, karrike, tavolina, kompjutera.

Të rinjtë e irrituar madje kanë thyer dhe kamerat e sigurisë që ishin në dy skanet e godinës.

Selia rozë tashmë është e shkatërruar nga mllefi i të rinjve shkodranë.

Protesta në Shkodër për vrasjen e Klodian Rashës nisi me një marshim paqësor duke u transformuar në përdorim të dhunës dhe shkatërrim objektesh. Ishin të miturit e qytetit ata që shkatërruan selinë e Partisë Socialiste në Shkodër. Me gurë dhe mjete të tjera të forta ata mundën që të shqyenin me forcë derën dhe të futeshin brenda. Ata nxorrën jashtë dokumente, karrike, tavolina dhe kompjutera të cilat u dogjën. Policia mbërriti në vendngjarje një orë me vonesë për të hedhur gaz lotësjellës që të shpërndante qytetarët. Ende nuk është marrë asnjë masë ndëshkimore për ata që shkelën ligjin. Ndërkohë reagime për shkatërrimin e selisë së PS-së ka pasur nga Rama, Balla, Voltana Ademi dhe PD-ja.

(A.B)/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet protesta ne shkoder protesta per klodian rashen protesta ne shkoder protesta per klodian rashen

Sondazh

Poll