Aktualitet

Grushte, flakadan dhe djegie gomash, opozita bllokon për 1 orë rrugët. Basha e Kryemadhi ultimatum Ramës

25 Prill 2019, 15:55 Nga DOSJA
Grushte, flakadan dhe djegie gomash, opozita bllokon për 1 orë

TIRANË- Përreth një orë opozita bllokoi 5 nga akset më kryesore në vend. Të ndarë në pika të ndryshme deputetët e opozitës mbështetën qytetarët dhe qëndruar në rrugë. Basha zgjodhi në këtë protestë të ishte larg Kryemadhit, pasi kreu i PD ishte në Milot, ndërsa kryetarja e LSI mbështeti qytetarët në Durrës.

Edhe pse ishte paralajmëruar se bllokimi do të niste në sinkron në orën 18:00, disa qytetarë u dyndën drejt rrugëve më herët duke krijuar një kaos. Në Tiranë një drejtues mjeti, i cili mbeti i bllokuar, ka dalë nga makina dhe është konfliktuar me një qytetar. Ata janë qëlluar me grushte me njëri tjetrin dhe është dashur ndërhyrja e Fatmir Mediut për të qetësuar gjakrat. Në Bradashesh qytetarët zgjodhën që të djegin gomat, ndërsa në Durrës ndezën flakadan.

[sgallery url=”https://dosja.al/bllokimi-1-ore-i-rrugeve-cfare-nuk-u-pa-nga-protesta-e-opozites-fotot/”]

E para që dha një deklaratë për mediat ishte kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi, e cila i ka dhënë një ultimatum Ramës dhe i tha se  ka 90 ditë kohë. Ndërkohë Basha në një fjalë të gjatë, pas ultimatumit që ka bërë për Ramën duke thënë se kjo protestë ishte vetëm fillimi, ka folur dhe për opozitarët e rinj. Kreu i PD tha se opozita e vetme në vend janë ata dhe nuk mund të klonohen, duke shigjetuar Patozin dhe  deputetët e rinj.

Burime për Dosja.al ka mësuar se protesta e opozitës do të vijojë në ditët në vijim, duke u përshkallëzuar. Sipas të njëjtave burime shtohet se bllokimi i rrugëve do të bëhet dhe javën e ardhshme dhe trafiku do të paralizohet për 2 orë.

(A.B. A.M. B.B. Dosja.al)

Zhvillimet orë pas ore nga protesta

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet kaos në qarkullim lulzim basha monika kryemadhi opozita bllokon 5 akse të vendit protesta e opozites rrethrrotullimi te dogana kaos në qarkullim lulzim basha monika kryemadhi opozita bllokon 5 akse të vendit protesta e opozites rrethrrotullimi te dogana

Sondazh

Poll