U largua nga “Zëri i Amerikës”, Elez Biberaj kthehet në postin e mëparshëm, pranon presionet pro-Trump: Kalova sfidat m
SHBA– Elez Biberaj nuk do të jetë më në krye të Zërit të Amerikës! Lajmin e ka konfirmuar vetë drejtori i VOA-s duke bërë me dije se do të kthehet në pozicionin e tij si drejtor i sektorit të Euroazisë në Zërin e Amerikës pasi të emërohej drejtori i ri.
Në shënimin e tij zyrtar, Biberaj i ka cilësuar 6 muajt e fundit, si periudhën me sfidat më të vështira të karrierës së tij, duke pranuar se ka pasur përplasje sa i përket linjës editoriale. Në mesazhin e tij, ai bën thirrje vetëm duke ruajtur pavarësinë, Zëri i Amerikës mund të shërbejë siç duket për publikun.
“Përpjekjet për të shkelur pavarësinë e gazetarëve të Zërit të Amerikës vunë në rrezik besueshmërinë tonë të fituar me shumë mund, në një kohë kur demokracia në shkallë globale ka bërë hapa pas dhe kur në mbarë botën janë shtuar kërcënimet ndaj vlerave dhe rolit të Amerikës si mbartësja e vlerave morale. Unë kam bindjen se Zëri i Amerikës ka nevojë të ngutshme të mbrojë fort pavarësinë e tij editoriale të sanksionuar me ligj, pa presione politike, dhe në të njëjtën kohë, të respektojë standardet e veta për një gazetari me cilësi të lartë në mbështetje të lirisë dhe demokracisë. Vetëm atëherë Zëri i Amerikës mund të shërbejë me të vërtetë si një zë i Amerikës dhe të çojë përpara në mënyrë të efektshme objektivat tona të politikës së jashtme, të nxisë vlerat tona demokratike dhe të shërbejë si model i një shtypi të lirë për pjesën tjetër të botës,“-u shpreh ai.
MESAZHI I PLOTË:
Kolegë të nderuar,
Koha gjatë së cilës kam qenë Drejtori juaj në Detyrë po përfundon. Ju mund të keni parë artikuj në shtyp ku njoftohet se Shefi Ekzekutiv i Agjencisë Amerikane për Median Globale (USAGM), Michael Pack, do të sjellë një drejtor të ri të Zërit të Amerikës. I uroj drejtorit të ri sukses në përmbushjen e misionit të Zërit të Amerikës. I jam thellësisht mirënjohës zotit Pack për mundësinë për të shërbyer, po ashtu edhe ish-zyrtarit të USAGM, André Mendes, që më rekomandoi për këtë detyrë të rëndësishme.
Kur u emërova Drejtor në Detyrë, u zotova se do të bëja çmos për të respektuar Kartën e Zërit të Amerikës dhe për t’iu përmbajtur standardeve më të larta të gazetarisë. Kam bërë çdo përpjekje për ta përmbushur këtë zotim, duke mbrojtur integritetin editorial të Zërit të Amerikës dhe murin që e ndan atë nga ndërhyrjet e mundshme politike. Së bashku me kolegë të tjerë në poste drejtuese, kemi marrë masa për të forcuar procedurat editoriale, në mënyrë që raportimet tona të jenë të bazuara në fakte, të ekuilibruara dhe pa paragjykime.
Gjashtë muajt e kaluar kanë qenë mbase periudha me sfidat më të vështira në historinë e dekadave të fundit të Zërit të Amerikës. Për fat të keq, Zëri i Amerikës dhe USAGM kanë pasur përplasje të shpeshta gjatë kësaj periudhe. Disa zyrtarë të agjencisë shkelën rregulla, protokolle dhe procese, që unë i konsideroj si të paprekshme dhe ishin mospërfillës ndaj dëmit që veprimet dhe vendimet e tyre patën tek operacionet dhe misioni i Zërit të Amerikës. Përpjekjet për të shkelur pavarësinë e gazetarëve të Zërit të Amerikës vunë në rrezik besueshmërinë tonë të fituar me shumë mund, në një kohë kur demokracia në shkallë globale ka bërë hapa pas dhe kur në mbarë botën janë shtuar kërcënimet ndaj vlerave dhe rolit të Amerikës si mbartësja e vlerave morale.
Unë kam bindjen se Zëri i Amerikës ka nevojë të ngutshme të mbrojë fort pavarësinë e tij editoriale të sanksionuar me ligj, pa presione politike, dhe në të njëjtën kohë, të respektojë standardet e veta për një gazetari me cilësi të lartë në mbështetje të lirisë dhe demokracisë. Vetëm atëherë Zëri i Amerikës mund të shërbejë me të vërtetë si një zë i Amerikës dhe të çojë përpara në mënyrë të efektshme objektivat tona të politikës së jashtme, të nxisë vlerat tona demokratike dhe të shërbejë si model i një shtypi të lirë për pjesën tjetër të botës.
Ky nuk është një mesazh lamtumire. Sapo drejtori i ri i Zërit të Amerikës të fillojë punën, unë do të kthehem në pozicionin tim të mëparshëm si Drejtor i Drejtorisë së Euroazisë.
Ka qenë një nder dhe privilegj të drejtoja Zërin e Amerikës gjatë kësaj periudhe të trazuar, por historike. Dëshiroj të shpreh falënderimet e mia të përzemërta për të gjithë, për mbështetjen, profesionalizmin dhe përkushtimin tuaj në misionin tonë fisnik.
Me respekt, Elez Biberaj
Gazetari Elez Biberaj është larguar nga drejtimi i Zërit të Amerikës 5 muaj pas emërimit të tij. Ai ka punuar si gazetar për 40 vite në Zërin e Amerikës, duke i kishte rezistuar në heshtje përpjekjeve të Michael Pack për të ndryshuar editorialin e lajmeve drejt pikëpamjeve dhe politikave pro Trump.
Gazetari Elez Biberaj është larguar nga drejtimi i Zërit të Amerikës 5 muaj pas emërimit të tij. Ai ka punuar si gazetar për 40 vite në Zërin e Amerikës, duke i kishte rezistuar në heshtje përpjekjeve të Michael Pack për të ndryshuar editorialin e lajmeve drejt pikëpamjeve dhe politikave pro Trump.
(k.m./dosja.al)
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
Sondazh
Tensionohet situata, shashka dhe kapsolla drejt policisë, ujë me presion dhe gaz lotësjellës hidhet ndaj protestuesve
TIRANË- Është tensionuar situata në protestën që po zhvillohet për të tretën ditë radhazi për vrasjen e Klodian Rashës nga policia.Në protestën që po ...
Protesta për vrasjen e Klodian Rashës, blindohet Ministria e Brendshme, qytetarët shkatërrojnë stacionet e autobuzëve
TIRANË- Në ditën e tretë të protestës që po zhvillohet për vrasjen e Klodian Rashës, Ministria e Brendshme është blinduar si një mënyrë për të shmangur gju...
Protesta për vrasjen e Klodian Rashës, kreu i policisë Rebani Jaupaj zbret në terren
TIRANË- Ka nisur për të tretën ditë radhazi, protesta në Tiranë për vrasjen e Klodian Rashës nfga efektivi i policisë.Ndërkohë ditën e sotme në terren ka z...
Vrasja e Klodian Rashës nga policia/ Nis protesta para komisariatit në Lezhë, Fier, Korçë dhe Pogradec, të rinjtë në kor
LEZHË– Ka nisur protesta para komisariatit të Lezhës, për vrasjen e Klodian Rashës, mëngjesin e ditës së hënë së kësaj jave.Siç shihet në një video ...
Kim thirrje të fortë para protestës: Mos bëni gabimet e të kaluar, përmbahuni dhe mos përdorni dhunë…kam takuar Ramë,
TIRANË– Ambasada e SHBA-ve në Tiranë ka kërkuar që palët të përmbahne në p[rotestë dhe që gjithçka të zhvillohet pa dhunë. Në një deklaratë zy...
ME VIDEO/ Nisin përplasjet në Lezhë, të rinjtë sulmojnë Komisariatin e Policisë, hedhin kapsolla e fishekzjarre
LEZHË– Nisin përplasjet! Kur kanë mbetur vetëm 10 minuta nga nisja e protestës masive në ditën e saj të tretë, Lezha është ngritur në lëmbë. Pranë ko...
Fiksim jetën e luksit, por ‘Asgjë nuk harrohet’ për “bello-t”! Sot Plaurent Dervishajt, dje Eldi Dizdari, çfarë ndo
TIRANË– Dubai është vënë sërish në qendër të mediave shqiptare pas një tjetër arrestimi të bujshëm. Sot, tre muaj pas arrestimit të Eldi Dizdarit (De...
Nisin testet e shpejta për Covid-19 falas në të gjithë vendin
DURRËS– Testet e shpejta kanë nisur të aplikohen në të gjithë vendin. Lajmin e ka dhënë kreu i qeverisë Edi Rama me anë të një postimi në rrjetet sociale, ...
Në 24 orët e fundit regjistrohen dhe 12 viktima dhe 822 raste të reja me Covid-19
TIRANË- 977 viktima, 21mijë e 750 të infektuar aktivë dhe 24 mijë e 136 të shëruar. Ky është bilanci i Covid-19 në Shqipëri gjatë 24 orëve të fundit. Mini...