Aktualitet

Kim thirrje të fortë para protestës: Mos bëni gabimet e të kaluar, përmbahuni dhe mos përdorni dhunë…kam takuar Ramë,

11 Dhjetor 2020, 16:57 Nga DOSJA
Kim thirrje të fortë para protestës: Mos bëni gabimet e

TIRANË– Ambasada e SHBA-ve në Tiranë ka kërkuar që palët të përmbahne në p[rotestë dhe që gjithçka të zhvillohet pa dhunë. Në një deklaratë zyrtare, theksohet se ambasadorja Yuri Kim ka zhvilluar sot takim me kryeministrin Edi Rama, drejtorin e Policisë Ardi Veliu, kryedemokratin Lulzim Basha dhe kryetaren e LSI-së, Monika Kryemadhi. 

Referuar qeverisë, Kim shton më tej se ata që kërkojnë të jenë në pushtet duhet të shfaqin aftësinë e tyre për të udhëhequr në një mënyrë të përgjegjshme, përfshirë edhe duke refuzuar dhunën. Ndërs referuar Opozitës, thekson se ata që kanë qenë në pushtet më parë nuk duhet të bëjnë gabimet e së kaluarës, duke sugjeruar se dhuna është e pranueshme. Përsa i përket vrasjes së Klodian Rashës, ambasada e SHBA-ve shrkuan se është një tragjedi, që do të zbardhet, e ndërsa autori është vënë tashmë përballë drejtësi.

Vdekja e Klodian Rashas është një tragjedi dhe ne i shprehim ngushëllimet më të thella familjes dhe miqve të tij. Ambasadorja Kim bisedoi sot me Kryeministrin Rama, Drejtorin e Policisë Veliu, Kryetarin e Partisë Demokratike Basha dhe Kryetaren e Lëvizjes Socialiste për Integrim Kryemadhi, për të diskutuar mbi të drejtat e qytetarëve dhe përgjegjësitë e udhëheqësve. Ajo nënvizoi se ata që janë në pushtet kanë përgjegjësinë të sigurojnë një hetim të plotë dhe transparent të incidentit, të ushtrojnë përmbajtje në mbrojtjen e sigurisë dhe pronës publike, si dhe të sigurojnë përgjegjësi në të gjitha rastet. Në këtë drejtim, ne vërejmë se autoritetet kanë kapur oficerin në fjalë dhe kanë nisur hetimet. Ata që kërkojnë të jenë në pushtet duhet të shfaqin aftësinë e tyre për të udhëhequr në një mënyrë të përgjegjshme, përfshirë edhe duke refuzuar dhunën. Ata që kanë qenë në pushtet më parë nuk duhet të bëjnë gabimet e së kaluarës, duke sugjeruar se dhuna është e pranueshme. Ambasada e Shteteve të Bashkuara u bën thirrje të gjitha palëve të tregojnë përmbajtje, në përputhje me përgjegjësitë e tyre, në mënyrë që të drejtat e të gjithë qytetarëve shqiptarë të mbrohen, dhe që zërat e tyre, përfshirë atyre në protestë, të kenë mundësi të shprehen dhe të dëgjohen pa dhunë.

Nga momenti në moment, pritet që të nisë protesta, që sot ka ditën e saj të tretë. 

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet protesta per klodian rashen protesta per klodian rashen

Sondazh

Poll