Aktualitet

ME VIDEO/ Nisin përplasjet në Lezhë, të rinjtë sulmojnë Komisariatin e Policisë, hedhin kapsolla e fishekzjarre

11 Dhjetor 2020, 16:53 Nga DOSJA
ME VIDEO/ Nisin përplasjet në Lezhë, të rinjtë

LEZHË– Nisin përplasjet! Kur kanë mbetur vetëm 10 minuta nga nisja e protestës masive në ditën e saj të tretë, Lezha është ngritur në lëmbë. Pranë komisariatit të Lezhës, siç shihet edhe në videon e siguruar nga Dosja.al, ndodhen një grup të rinjsh.

Me kapsolla në duar, ata kanë nisur të nxehin gjakrat duke i hedhur dhe shpërthyer në godinën e komisariatit. Rreth e rrotull shihe që ka edhe automjete apo kalimtarë të rastësishëm.

Nga ana tjetër, Tirana është blinduar me forca të shumta policie. Pritet që nga momenti në moment të nisë protesta që po zhvillohet pas vrasjes së Klodian Rashës.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet lezhe protesta per klodian rashen lezhe protesta per klodian rashen

Sondazh

Poll