Aktualitet

Fiksim jetën e luksit, por ‘Asgjë nuk harrohet’ për “bello-t”! Sot Plaurent Dervishajt, dje Eldi Dizdari, çfarë ndo

11 Dhjetor 2020, 16:39 Nga DOSJA
Fiksim jetën e luksit, por ‘Asgjë nuk harrohet’ për

TIRANË– Dubai është vënë sërish në qendër të mediave shqiptare pas një tjetër arrestimi të bujshëm. Sot, tre muaj pas arrestimit të Eldi Dizdarit (Denis Matoshi) u vu në pranga Plaurent Dervishaj, i shumëkërkuari për vrasjen e biznesmenit Vajdin Lamaj.

Operacioni “Asgjë nuk harrohet” i shtriu tentakulat në Dubai, aty ku djemtë e ‘këqinj’ shqiptarë kanë gjetur parajsën e arratisë. Por përveç vrasjes së Lamajt, emri i Dervishajt është i përfshirë edhe në atentatin ndaj prokurorit Arjan Ndoja, ngjarje ku mbeti i vdekur shoferi i ‘shënjestrës’, Andi Maloku.

Redjan Rraja, një nga të arrestuarit për ngjarjen në fjalë është filmuar teksa takonte Dervishajn pak kohë para atentatit, pamje këto që ‘fundosën’ të shumëkërkuarin.

Por çfarë do të ndodhë tani me Dervishajn? Ai është prangosur në Dubai, por ende nuk ka një reagim nga autoritetet se ka nisur procedura për ekstradimin e tij, në mënyrë që të vuajë dënimin në vendin ku e ka bërë krimin, në Shqipëri.

A do të ekstradohet i rrezikshmi në Shqipëri, apo do të mjaftohet me arrestimin nga Policia e Dubait, siç ndodhi në rastin e Dizdarit?

‘Koka’ e Kompania Bello u vu në pranga më 17 shtator të këtij viti në Dubai për llogari të drejtësisë italiane….por ai ende ndodhet në vendin e kullave luksoze!

Pavarësisht se kanë kaluar tre muaj nga arrestimi, nuk dihet nëse tropojani që kryesonte kartelin e drogës, është ekstraduar apo ka gjetur mënyrën për të mbyllur hesapet me drejtësinë dhe i është kthyer jetës me ish-Missin Suada Sherifi e vajzën e tyre.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet eldi dizdari plaurent dervishaj eldi dizdari plaurent dervishaj

Sondazh

Poll