Aktualitet

Në 24 orët e fundit regjistrohen dhe 12 viktima dhe 822 raste të reja me Covid-19

11 Dhjetor 2020, 15:33 Nga DOSJA
Në 24 orët e fundit regjistrohen dhe 12 viktima dhe 822 raste

TIRANË- 977 viktima, 21mijë e 750 të infektuar aktivë dhe  24 mijë e 136 të shëruar. Ky është bilanci i Covid-19 në Shqipëri gjatë 24 orëve të fundit. Ministria e Shëndetësisë në përditësimin e të dhënave gjatë 24 orëve të fundit, bëri me dije se 12 pacientë të tjerë kanë ndërruar jetë nga Covid-19.

5 qytetar nga Tirana, 1 qytetar nga Elbasani, 1 qytetar nga Dibra, 1 qytetar nga Korça, 1 qytetar nga Vlora, 1 qytetar nga Fieri, 1 qytetar nga Kavaja, 1 qytetar nga Durrësi, të moshave 51-83 vjeç, kanë ndërruar jetë duke bërë që numri i viktimave të shkojë në 977. Gjatë 24 orëve të fundit janë kryer 2604  testime, prej të cilave 802  kanë rezultuar pozitiv.

Në 24 orët e fundit janë shëruar 527 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve 24.136 që nga fillimi i epidemisë. Aktualisht në 4 spitalet COVID, po trajtohen 451 pacientë, 37 në terapi intensive, 12 pacientë janë të intubuar.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i shpreh ngushëllime familjarëve të të ndjerëve. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i bën apel qytetarëve të kufizojnë kontaktet dhe të shmangin çdo dalje të panevojshme, të mbajnë maskën dhe të kujdesen për higjienën personale, për të kufizuar përhapjen e COVID-19. Zbatoni me përpikmëri rregullat dhe mos e ulni vigjilencën asnjë moment, duhet të mbroni shëndetin tuaj dhe të afërmve tuaj nga ky virus i rrezikshëm.

COVID-19 – Statistika (11 Dhjetor 2020)

Raste të reja ditore 802

Të shëruar ne 24 orë 527

Të shtruar në spitale 451

Humbje jete në 24 orë 12

Testime ditore 2.604

Testime totale 216.441

Raste pozitive 46.863

Raste të shëruara 24.136

Raste Aktive 21.750

Humbje jete 977

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 11876

Fier 1664

Durrës 1353

Korçë 1095

Vlorë 1074

Shkodër 986

Elbasan 926

Berat 794

Lezhë 792

Gjirokastër 517

Kukës 413

Dibër 260

(A.k.dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet koronavirusi ne shqiperi ministria e shendetesise koronavirusi ne shqiperi ministria e shendetesise

Sondazh

Poll