Aktualitet

OFL në Shkodër, kërkohet deklarimi i pasurisë për dy të dënuar për lëndë narkotike

11 Dhjetor 2020, 13:33 Nga DOSJA
OFL në Shkodër, kërkohet deklarimi i pasurisë për dy

TIRANË– OFL i ka dërguar kërkesën për deklarimin e pasurisë dy shtetasve të dënuar më parë për lëndë narkotike.

Bari Delaj dhe Taulant Shkëmbi (Ahmeti) do duhet që brenda 48 orëve të deklarojnë pasurinë e tyre.

NJOFTIMI I OFL:

Vijon pa ndërprerë Operacioni Forca e Ligjit, në zbatim të detyrave të përcaktuara në Aktin Normativ të datës 31 janar 2020.Në kuadër të zbatimit të Ligjit Special për masat pasurore ndaj individëve të dënuar apo akuzuar për krim të organizuar apo krime të rënda, OFL i ka nisur kërkesat me shkrim për vetëdeklarimin e burimeve të pasurisë, shtetasve: B. D., banues në Shkodër, i dënuar për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”; T. Sh.(A.), banues në Shkodër, i dënuar për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”. Këta individë, si subjekt i Ligjit Special, duhet t’u përgjigjen me shkrim, brenda 48 orësh, të gjitha pyetjeve të OFL-së dhe më pas, përgjigjet e marra do t’i dërgohen SPAK-ut, për veprime të mëtejshme.OFL është në veprim të pandërprerë dhe në kryerje të veprimeve komplekse për vendosjen e sekuestrove emergjente mbi pasuritë e dyshuara të përfituara nga krimi, si dhe për dërgimin e formularëve të vetëdeklarimit të gjithë personave që janë subjekt i Ligjit Special.OFL do të informojë publikun në vijimësi për të gjitha nismat procedurale dhe operacionet ekzekutive që do të kryejë.

(A.B)/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet bari delaj taulant shkembi bari delaj taulant shkembi

Sondazh

Poll