Aktualitet

‘Ec, ec, ec!’/ FNSH-të shtrijnë në tokë ç’u del para, rrahin kolegun, efektivi: O Bushi, oooo…

11 Dhjetor 2020, 13:18 Nga DOSJA
‘Ec, ec, ec!’/ FNSH-të shtrijnë në tokë

TIRANË– Perlat nga protesta e djeshme duket se nuk kanë fund! Dosja.al ka siguruar ekskluzivisht një video, ku efektivët e Forcave të Ndërhyrjes së Shpejtë dhunojnë kolegun e tyre, i cili është i veshur si ‘civil’.

Në pamjet e siguruara nga Dosja.al duket momenti kur në qendër të Tiranës, në zonën e njohur si “Dollari”, forcat e FNSH-së ndërhynë për të shpërndarë turmën, ndërkohë që nuk u shpëtoi as edhe një qytetar i distancuar nga të tjerët. Duke e parë si të dyshimtë, disa FNSH i janë hedhur, e kanë shtrirë në tokë dhe më pas kanë nisur që ta qëllojnë me shkop gome.

Për t’i shpëtuar nga duart efektivëve, polici i veshur civil është detyruar që të zbulojë identitetin e vërtetë, duke u rrëfyer se edhe ai vetë ishte në shërbim, njëjtë si ta. Por i veshur si civil. Pasi kanë dëgjuar emrin e një personi, i cili nuk kuptohet nga videoja, FNSH-të e kanë lënë të lirë të riun, duke e besuar për profesionin. Por ai i ka ndjekur nga pas, duke i thërritur edhe në emër.

BISEDA MES TYRE:

FNSH-të: Ec, ec, ec!

Efektivi civil: Jemi kolegë, jemi kogelë oo. Jam me…(nuk kuptohet se çfarë thotë). O Bushi…

Mesa duket në adrenalinën e protestës nuk kanë mundur më të dallojnë as të veshurit civilë, duke marrë para kush i ka dalë. Të paktën ky në video njihte Bushin…

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet fnsh-te rrahin kolegun protesta per klodian rashen fnsh-te rrahin kolegun protesta per klodian rashen

Sondazh

Poll