Aktualitet

Dëshmia shokuese e nënës së 10-vjeçares: 57-vjeçari ka abuzuar seksualisht edhe me mua për 10 vite, burri im e dinte…

11 Dhjetor 2020, 12:20 Nga DOSJA
Dëshmia shokuese e nënës së 10-vjeçares:

TIRANË– E ëma e 10-vjeçares së abuzuar seksualisht në Kuçovë ka bërë një deklaratë shokuese. Nëna e të miturës u shpreh se 57-vjeçari Ajet Dume ka abuzuar edhe me të për dhjetë vite me radhë, me forcë dhe kërcënime.

Ajo u shpreh se nuk e ka denoncuar dot 57-vjeçarin, pasi ai mbante gjithmonë në dorë armë, duke e kërcënuar.

“Ka kërkuar dhe kërkon të abuzojë edhe me mua. Po, ka abuzuar edhe me mua. Ai më bënte presion me sëpatë, thikë, nuk e denoncoja dot. Ai më ka abuzuar me forcë, unë nuk kam dashur. Bashkëshorti rrinte te motra e tij, se kishte frikë mos e rrihte. Po bën 10 vite që ai abuzon me mua rregullisht. Denoncimin e bëra më shumë për vajzën, se është e vogël dhe nuk di. Më dhemb shpirti për vajzën, ndaj shkova në polici. Unë shkova te shtëpia e tij me mirëbesim, nuk ma merrte mendja. Me mua ka abuzuar në çdo moment, ndërsa me vajzën abuzonte vetëm kur ishte i pirë. Ai na bënte presion dhe nuk kisha çfarë të bëja. Po të merrja policinë, ai do na vriste, sepse e kishte armën në dorë. Abuzimin tim ja kam treguar vetëm burrit, sepse nëna më ka vdekur. Edhe burrit i bënte presion, e pranoi nga frika”, është shprehur e ëma e të miturës.

57-vjecari Ajet Dume ishte njohur me babain e vajzës para 11 vitesh, atëherë kur i kishte dhënë me qera dy prej dhomave të shtëpisë së tij. Ajet Dume dhe çifti Duraj jetonin prej 11-vjetësh në të njëjtën shtëpi me abuzuesin, i cili kishte mbajtur për vete një dhomë, ku edhe ka ndodhur ngjarja. Asokoheshe kur çifti Duraj u shpërngul në banesën e Ajetit, nuk kishte asnjë fëmijë dhe 3 vite më vonë lindi edhe vajza A.D e vite më pas vajza e vogël 5-vjeçe. Dume është dënuar me burg ditën e sotme nga Gjykata.

(a.b)/dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet 57 vjecari abuzon seksualisht me 10 vjecaren ajet dume 57 vjecari abuzon seksualisht me 10 vjecaren ajet dume

Sondazh

Poll

Aktualitet 11 Dhjetor 2020, 10:45

TIRANE– Efektivi i Shqiponjave Nevaldo Hadëraj është shfaqur i penduar në ambientet e gjykatës. I riu ka kërkuar që në seancën e dhënies së masës së sigurisë të...