Politike

Gafa bën xhiron e rrjetit! “Haber turk” ‘largon’ Ramën nga kryeministria: Dha dorëheqjen pas protestave masive! U vra

10 Dhjetor 2020, 21:20 Nga DOSJA
Gafa bën xhiron e rrjetit! “Haber turk” ‘largon’

TIRANË“Kryeministri shqiptar Edi Rama jep dorëheqjen”, ky është titulli që mban një artikull i medias më të njohur turke ‘Haber’. Kjo e fundit të njëjtin lajm e ka postuar në të gjitha profilet e rrjeteve sociale, si në twitter (shiko më poshtë).

Por, këtu ka një ngatërresë. Pavarësisht se “Haber” ka cituar ‘Anadollu”, një tjetër media mjaft e lexuar në Turqi, brenda artikullit, nuk flitet për dorëheqjen e kryeministrit Rama.

Aty sqarohet se pas protestave masive në Shqipëri pas vrasjes së një të riu nga një efektiv police, kryeministri Rama ka pranuar dorëheqjen e ministrit Sandër Lleshaj. Siç duket, bëhet fjalë për një gafë që nuk është kuptuar në moment dhe tashmë është vonë…pasi ka bërë xhiron e rrjetit.

ARTIKULLI I PLOTË i “Haber”

Protestat për të riun i cili vdiq pasi u qëllua nga policia vazhduan edhe sot. Dhjetëra njerëz, përfshirë aktivistë të shoqërisë civile, u mblodhën para Ministrisë së Brendshme dhe brohoritën me parrulla ,”Duam drejtësi, duam paqe”. . Protestuesit hodhën gurë dhe sende të tjera në drejtim të policisë. Dhjetëra policë u caktuan për të mbrojtur ndërtesat e institucionit. Ndërsa protestat vazhdonin, Kryeministri Edi Rama njoftoi në një deklaratë se ai paraqiti dorëheqjen e Ministrit të Brendshëm Sandër Lleshaj. Në protestat e tensionuara që u zhvilluan dje para Ministrisë së Brendshme dhe godinës së Kryeministrisë, u plagosën 16 oficerë policie, 1 punonjës sigurie dhe disa shtetas. Drejtoria Vendore e Policisë së Tiranës njoftoi se 3 persona u ndaluan në lidhje me protestën e djeshme, 4 persona u lanë të lirë dhe 8 shtetas po këkrohen për organizimin e protestave.

(a.k;f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike edi rama media turke shkarkon ramen edi rama media turke shkarkon ramen

Sondazh

Poll