Politike

Sondazhi i institutit ‘Piepoli’ dhe Report Tv: Zgjedhjet e 2021 i fiton Rama, PD në rritje, votat e LSI i shkojnë PS

9 Dhjetor 2020, 10:44 Nga DOSJA
Sondazhi i institutit ‘Piepoli’ dhe Report Tv: Zgjedhjet e 2021 i

TIRANË– Sondazhi i zhvilluar nga Report tv dhe instituti italian Piepoli ka nxjerrë Partinë Socialiste sërish shumicë në zgjedhjet e 25 prillit. Sipas sondazhin të bërë, Partia Demokratike ka pësuar rritje krahasuar me vitin 2017, ndërsa të anketuarit janë shprehur se ata që kanë votuar për LSI-në kësaj here do të kalojnë në kahun e PS-së. 

Në sondazh bëhet me dije se LSI krahasuar me 2017 do të merrte vetëm 2-4% të votave, ndërsa 4 vite më parë ka marrë 14,28%.  Në rritje është dhe Partia Demokratike që sot do të merrte 30-34% të votave, nga 28,7% që ka marrë në zgjedhjet e 2017-s, ndërsa Partia Socialiste ka një pëlqim të madh edhe në Tiranë ku mund të arrijë deri ne 60%.

Sondazhi supozohet se ka analizuar edhe qëndrime të opozitës përballë qeverisë, ku 61 % e të intervistuarve e kanë cilësuar shumë të keq qëndrimin e saj. Po ashtu 66 % e të intervistuarve e gjykojnë të dobët dhe të keqe sjelljen e presidentit Ilir Meta, ndërsa 85% e të intervistuarve nuk besojnë se veprimet e Metës bëhen për të mbrojtur kushtetutën.

Në artikullin e publikuar shkruhet se Instituti Piepoli ka intervistuar 500 veta dhe se marzhi i gabimit është rreth 4%.

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike sonazhi i piepolit zgjedhjet parlamentare 25 prill 2021 sonazhi i piepolit zgjedhjet parlamentare 25 prill 2021

Sondazh

Poll

Politike 9 Dhjetor 2020, 08:19

TIRANË– Anëtari i Komisionit të Vlerësimit të Kandidaturave në PD, Genc Ruli ka folur edhe njëherë për procesin e kandidimit për zgjedhjet parlamenta...