Aktualitet

Artan Hoxha zbardh EMRIN: Aleks Keka solli minën për vrasjen e Lamajt, e hodhën në erë në Shkodër pesë vite më vonë

8 Dhjetor 2020, 22:17 Nga DOSJA
Artan Hoxha zbardh EMRIN: Aleks Keka solli minën për vrasjen e Lamajt,

TIRANË– Gazetari Artan Hoxha ka deklaruar se Aleks Keka ka qenë personi që ka sjellë minën me telekomandë, e cila i mori jetën biznesmenit Vajdin Lamaj në vitin 2005. I ftuar në “Opinion”, Hoxha tha se Keka dyshohej se ishte personi që solli nga jashtë lëndën plasëse, dhe se për këtë arsye, pesë vite më vonë, e hodhën në erë.

“Aleks Keka është personi. Ai u dyshuar se solli minën me telekomandë nga jashtë për të vrarë Vajdin Lamajn. Është ai që e hodhën në erë në Shkodër,”- tha Hoxha.

Dhe vërtet, pesë vite pas vrasjes së Lamajt, Keka u ekzekutua në të njëjtën mënyrë si Lamaj. Më 18 qershor të vitit 2009 rreth orës 09.45 në vendin e quajtur Grizhë, në aksin rrugor Koplik- Shkodër. Mjeti “Mitsubishi” me targë SH 2125 E, brenda të cili ndodhej Keka shpërtheu me një bombë me telekomandë.

Aleks Keka ishte kryetar i PDK-së rrethi i Malësisë së Madhe. Kjo ngjarje mbeti pa autor.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet aleks keka artan hoxha vajdin lamaj aleks keka artan hoxha vajdin lamaj

Sondazh

Poll