Aktualitet

‘Sapo kishin dalë nga emisioni i Arian Çanit’/ Para ‘dyerve’ të mediave, atentati i dështuar ndaj Vajdin Lames, si i

9 Dhjetor 2020, 06:35 Nga DOSJA
‘Sapo kishin dalë nga emisioni i Arian Çanit’/ Para

TIRANË– Gazetari investigative Artan Hoxha ka rikthyer një atentat që iu bë Vajdin Lamajt katër muaj para vrasjes së tij. I ftuar në emisionin “Opinion”, Hoxha ka treguar se Lamaj ka tentuar që të vritej pasi kishte dalë nga një intervistë e dhënë në një prej ish-televizioneve të vendit para moderatorit Arian Çani.

Në rrëfimin e tij, Hoxha bën me dije se ai dhe të ftuarit e tjerë sapo kishin dalë nga emisioni ishin qëlluar me breshëri kallashnikovi por mundën që t’i shpëtonin pa lëndime serioze atentatit. Por mesa duket i njëjti fat nuk ishte disa muaj më vonë.

Minuta 1:30:00

“Katër muaj para i është bërë një atentat tjetër kur doli nga TVArbëria….dihej që… Ishte i ftuar tek emisioni i Arian Çanit në mos gaboj. Që atëherë dyshohej se autorët ishin persona që kishin mbetur nga ajo që njihej si banda e Rrugës së Kavajës.  Sapo dolën të ftuarit nga emisioni, u përballën me një breshëri kallashnikovi. Njëri u plagos. Pas kësaj ngjarje, ai e rriti nivelin e sigurisë. Ata mundën të depërtonin dhe ta vrisnin,”-tha Hoxha.

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet arian cani artan hoxha vajdin lame arian cani artan hoxha vajdin lame

Sondazh

Poll