Art&Argëtim

“Kam një vit që mbrohem”/ Reperi Genc Prelvukaj infektohet me Covid-19

8 Dhjetor 2020, 17:57 Nga DOSJA
“Kam një vit që mbrohem”/ Reperi Genc Prelvukaj infektohet

TIRANË– Reperi i njohur shqiptar Genc Prelvukaj ka rezultuar pozitiv me Covid-19. Lajmin e ka bërë të ditur vetë ai me një postimi në rrjetin social “Facebook”.

Këngëtari ka hasur disa probleme shëndetësire tek vetja, ndaj i është nënshtruar testit, përgjigjia e të cilit ka rezultuar pozitive.

Ai shprehet se pavarësisht se ka treguar shumë kujdes prej një viti, s’ka mundur t’i shpëtojë dot virusit.

Pas gati një vit kujdes, masa mbrojtëse dhe shmangie sa më shumë nga kontaktet me njerëz, për fat te keq, pas disa shqetësimeve shëndetësore i jam nënshtruar testimit të Covid 19, me ç’rast kam rezultuar pozitiv.

Përkundër shqetësimeve jo të vogla shëndetësore, këtë betejë kam vendosur ta fitoj sa më parë”, ka shkruar reperi.

(kle.mu./dosja.al)

 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

showbiz showbiz genc prelvukaj infektohet me covid genc prelvukaj infektohet me covid

Sondazh

Poll