Art&Argëtim

Brenda shtëpisë shumngjyrëshe të Gigi Hadid dhe Zayn Malik,modelja publikon pamjet e rralla nga dhoma e vogëlushes së tyre

8 Dhjetor 2020, 12:12 Nga DOSJA
Brenda shtëpisë shumngjyrëshe të Gigi Hadid dhe Zayn

Së fundmi supermodelja Gigi Hadid ka ndarë në rrjete sociale foto nga shtëpia e sa ku vëmendje tërhoqi dhoma e vajzës, që duket mjaft e ngrohtë dhe me shumë stil.

Supermodelja ka kënaqur fansat e saj duke publikuar dhe foto të rralla nga shtatzania e saj,në njërën prej tyre ajo shfaqet me barkun e rrumbullakosur dhe ka treguar se është shkrepur një ditë para lindjes së vajzës. Ajo shprehet se dekorimi i dhomës së vajzës e ka ndihmuar shumë mbi konceptin e të bërit nënë.

Nga postimet e Gigi-t nga dhoma e vogëlushes duket se pjesa më e vecantë është një mur I dekoruar plot me libra të dhuruar nga miqtë e saj dhe të Zayn.
Burime të brëndshme bëjnë me dije se cifti po jetojnë pothuajse prej një viti në fermën e Yolanda Hadid në Pensilvani,mendohet se pikërisht në fermë ka ardh në jetë edhe vajza e tyre.

Ndërkohë dyshja e famshme nuk e kanë zbuluar ende emrin e vogëlushes, shumë fansa tashmë kanë disa teori mbi emrin e vogëlushes së Gigi-t dhe Zayn duke vënë në qarkullim emrat Lavender ose Hemera / Theia.

(D.A/Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

showbiz showbiz gigi hadid zayn malik gigi hadid zayn malik

Sondazh

Poll