Art&Argëtim

Nuk e prisnim! Rita Ora i habit të gjithë me deklaratën për Rob Kardashian

8 Dhjetor 2020, 16:03 Nga DOSJA
Nuk e prisnim! Rita Ora i habit të gjithë me deklaratën për

BRITANI– Rita Ora ka qenë në një lidhje me djalin e familjes Kardashian, Rob, rreth 8 vite më parë, por mesa duket kjo histori është harruar nga ajo.

Teksa ka dhënë një intervistë për “The Sunday Times”, Rita ka pranuar se e ka harruar që ka qenë dikur në lidhje me Rob.

Oh, e kam harruar. Ishte një lidhje shumë jetëshkurtër. Unë isha shumë e re. Gjithsesi ishte mirë. Ishte qejf. Ishte shumë, shumë qejf, mendoj. Kaq mbaj mend”.

Gjatë intervistës, këngetarja tregoi se pse i ka pasur shumicat e marrëdhënieve me personazhe të famshëm.

Unë nuk jam gjeni në dashuri. Por është më e lehtë të njihesh me ta, apo jo?”, ka thënë Rita.

Rita Ora dhe Rob Kardashian nisën një lidhje mes tyre në tetor të 2018-tës, por pas 2 muajsh u ndanë. Pas ndarjes, Kardashian akuzoi një nga ish të dashurat për tradhti, duke nxitur spekulimet se bëhej fjalë pikërisht për Orën.

(kle.mu./dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

showbiz showbiz lidhja me rob kardashian rita ora lidhja me rob kardashian rita ora

Sondazh

Poll