Art&Argëtim

Prindër “tipik” shqiptar! E ëma dhe i ati i japin Rita Orës një mësim pas thyerjes së rregullave

8 Dhjetor 2020, 11:52 Nga DOSJA
Prindër “tipik” shqiptar! E ëma dhe i ati i japin Rita

Rita Ora, këngëtarja me origjinë shqiptare, theu rregullat e izolimit dy herë dhe kjo gjë i kushtoi shtrenjtë, artistja u detyrua të paguante një gjobë të majme dhe më pas të kërkonte falje për veprimet e saj të nxituara, duke i rrezikuar jetën personave të tjerë.

Kjo gjë siç duket nuk është pritur mirë as nga prindërit e saj, Vera dhe Besnik Ora, të cilët e kanë kritikuar ashpër. “The Sun” ka postuar disa foto, në të cilat Rita shihet duke ecur në rrugë me të atin e saj krah për krah dhe të dy duken shumë të mërzitur.

Një mik i afërt u shpreh se: Rita e di që i ka zhgënjyer fansat e saj dhe prindërit e saj janë të fundit që po e diskutojnë këtë gjë me të. Nëna e saj Vera e vizitoi atë të dielën për t’i dhënë një leksion të mirë. Dhe pastaj babai i Ritës, Besniku e nxori për një shëtitje të gjatë për të diskutuar se çfarë kishte ndodhur. Rita e di që ka bërë gabime dhe i është thyer zemra që u ka shkaktuar kaq shumë dhimbje dhe zhgënjim fansave të saj – le më familjen e saj. Ajo është tepër e afërt me prindërit e saj dhe ka marrë këshillat e tyre.

Pas këtij veprimi Rita është kthyer në studion e regjistrimit për të punuar mbi albumin e ri. Ora i ka munguar publikun me materiale të reja që në 2018 kur publikoi albumin e saj të fundit.

(d.a/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

showbiz showbiz besnik ora rita ora besnik ora rita ora

Sondazh

Poll