Art&Argëtim

“Stracciatella mundet me u bo nesër familja jem!”/Ja kë zgjedh Fifi midis familjes dhe të dashurit.

8 Dhjetor 2020, 12:25 Nga DOSJA
“Stracciatella mundet me u bo nesër familja jem!”/Ja kë

TIRANË -Këngëtarja e dashur për publikun Fifi para disa javësh në emisionin ‘’Shiko kush luan’’ zbuloi kuptimin e tatuazhit “Stracciatella” në krahun e saj, I cili I dedikohej djalit që I ka rrëmbyer zemrën.

‘Stracciatella’ e thirri atë djalin që unë e kam qejf. Qaq shumë që e du, kam dasht me e ba tattoo”, u shpreh Fifi në emision. Së fundmi këngëtarja ka zhvilluar një bisedë virtuale me ndjekësit e saj, të cilët u treguan mjaft kurioz për të ditur detaje të tjera rreth dashurisë së Fifit për “stracciatella”-n e saj.

Një nga ndjekësit e pyeti nëse këngëtarja do e fshinte këtë tatuazh nëse nuk do të ishte me më këtë djalë në të ardhmen por Fifi e mohoi me bindje të plotë.

Natyrisht që jo! Është pjesë e historisë sime, biles do krenohesha me të kalumen tem”, është përgjigjur këngëtarja.

Por më diplomatike ishte përgjigja e saj në lidhje me zgjedhjen ndërmjet familjes apo ‘Stracciatella’, “Stracciatella mundet me u bo nesër familja jem! Kështu që patjetër familja”, u shpreh këngëtarja.

Nga informacionet që qarkullojnë në rrjet I dashuri i Fifit jeton në Gjermani dhe quhet Xhuljo Tabaku, por këngëtarja nuk ka dhënë një konfirmin për identitetin e tij thjesht është shprehur se mashkulli që i ka rrëmbyer zemrën luan një rol shumë të rëndësishëm në jetën e saj, por nuk ka dashur të japë detaje të tjera në lidhje me të.

(d.a/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

showbiz showbiz fifi këngëtarja fifi fifi këngëtarja fifi

Sondazh

Poll