Sport

Trajneri i Anglisë vlerëson Poloninë dhe Hungarinë, por “harron” Shqipërinë…

8 Dhjetor 2020, 07:20 Nga DOSJA
Trajneri i Anglisë vlerëson Poloninë dhe Hungarinë, por

ANGLI – Trajneri i Anglisë, Garet Sauthgejt e konsideroi Grupin I të eliminatoreve të Kupës së Botës 2022, si grup që ka “shumë histori” brenda referuar eliminimit historik të “Tre luanëve” nga Polonia në vitin 1973, si dhe “Ndeshja e shekullit” në 1953 me Hungarinë e famshme të Pushkashit, ku hungarezët fituan 6-3 në “Uembli”.

Në konferencën për shtyp për mediat britanike, tekniku i Anglisë shtoi, se përballjet me këto ekipe i japin shansin skuadrave të motivohen shumë ndaj “Tre luanëve”, ndërsa u tregua i ndërgjegjshëm, se do të jenë përballje me shumë vështirësi.

Për Shqipërinë, San Marinon dhe Andorrën, gazetarët britanikë nuk e pyetën trajnerin e Anglisë, por edhe Garet Sauthgejt i anashkaloi përballjet me Shqipërinë. Ai ose nuk dinte historinë e ndeshjeve të saj me Anglinë, ose nuk i vlerëson kuqezinjtë e Kombëtares sonë, si kundërshtarë të mundshëm që mund t’i prishin punë britanikëve.

“Polonia ka një skuadër të mirë. Hungaria që u fut në grupet e para të Ligës së Kombeve dhe që u kualifikua në Euro 2021. E dimë se ç’duhet të bëjmë. Jemi përballur shumë herë me polakët dhe ka patur shumë histori ato ndeshje me ne. Dhe me hungarezët kemi patur histori. E dimë që janë ndeshje të ndërlikuara.

‘Tomashevski 1973′ është një ndeshje legjendare në histori, si dhe Hungaria në 1953, e di që kishin shumë lojtarë të mirë dhe që kanë qenë ndër shtetet më të mira në futboll dikur. Hungaria ka rezultate të mira në vitet e fundit sidomos dhe në Ligën e Kombeve.

Për ta (Poloninë dhe Hungarinë), ndeshjet me janë një mundësi e mirë për të bërë histori, jo vetëm për të luajtur mirë, por dhe për të na mundur. Duam të kualifikohemi. Kam qenë në Katar kur luajti Liverpuli në Botërorin e Klubeve. Stadiumet janë të mrekullueshme”, deklaroi Sauthgejt për mediat britanike.

B.T (Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport boterori katar 2022 garet sauthgejt grupi i hungaria hungaria e pushkashit polonia shqiperia trajneri i anglise boterori katar 2022 garet sauthgejt grupi i hungaria hungaria e pushkashit polonia shqiperia trajneri i anglise

Sondazh

Poll

Sport 7 Dhjetor 2020, 16:39

Vajza e Mourinjos në biznesin e diamantëve

ANGLI – Hoze Mourinjo duket se nuk është i vetmi në familjen e tij që merret dhe kujdeset për bizhuteritë dhe sendet me vlerë. Trajneri portugez, aktualisht nën...

Sport 7 Dhjetor 2020, 16:58

Tirana europiane e finales së madhe

TIRANE – Tre ish-futbollistë të Shqipërisë shprehen, se kjo është një ngjarje e rëndësishme, jo vetëm për futbollin shqiptar, por kryesisht për Shqipërinë. Një ...