Politike

8 Dhjetor 2020, 07:02 Nga DOSJA

TIRANË– Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi ka uruar të rinjtë për ditën e tyre. Në një status në Facebook, Kryemadhi thotë se ashtu si të rinjtë e 30 viteve më parë, është rinia e sotme që mund t’i japi Shqipërisë drejtimin e ri për të cilin kemi nevojë.

Duhet të punojmë, thotë Kryemadhi, për të mbështetur fort brezin e ri dhe t’i japim atyre të gjitha mundësitë që kanë nevojë për të qëndruar në Shqipëri.

Statusi i plotë i Monika Kryemadhit

30 vjet më parë, rinia e Shqipërisë ndezi një shpresë të re duke i dhënë vendit tonë një drejtim të ri. Kurajoja dhe vizioni i tyre çeli rrugën e afrimit të vendit tonë me familjen Europiane. Ashtu si të rinjtë e 30 viteve më parë, është rinia e sotme që mund t’i japi Shqipërisë drejtimin e ri për të cilin kemi nevojë. Një Shqipëri ku kushdo gjen shpresë, ku të gjithë kanë mundësi për punësim të mirëpaguar, ku çdo shqiptar ëndërron ta bëjë Shqipërinë shtëpinë e tij. Unë do të vazhdoj të mbështes të rinjtë, jo vetëm me fjalë por me veprime, sepse është rinia e sotme që do të krijojë një të nesërme më të mirë në Shqipëri. Ne duhet të punojmë për të mbështetur fort brezin e ri dhe t’i japim atyre të gjitha mundësitë që kanë nevojë për të qëndruar në Shqipëri. Kemi nevojë për ndihmën e brezit të ri, që ta ndihmojë Shqipërinë të distancohet nga dështimet dhe që misioni kombëtar ‘Ta bëjmë Shqipërinë si gjithë Europa’, i cili ka 30 vjet që kumbon si thirrje, të mos përplaset më në murin e një politike që nuk dëgjon, por vetë ata të ndërtojnë Shqipërinë shtëpi të tyre. Shqipëria duhet të flasë më shumë me zërin e të rinjve të mrekullueshëm që kemi! Është koha e tyre! Le t’i dëgjojmë!

(A.B)/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike 8 dhjetori dita e rinisë monika kryemadhi 8 dhjetori dita e rinisë monika kryemadhi

Sondazh

Poll

Politike 7 Dhjetor 2020, 17:37

TIRANË– Asambleja Politike e Partisë Popullore Europiane, ka miratuar sot një rezolutë, me anë të së cilës, i bën thirrje qeverisë të bëjnë çdo përp...

Politike 7 Dhjetor 2020, 17:20

TIRANË– Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha, mori pjesë sot në Asamblenë Politike të Partive Popullore Europiane, që zhvillonte punimet onlin...