Politike

S’ka pse të jetë vend i varfër”/ Yuri Kim tregon 3 prioritetet e Shqipërisë: Ka mundësi të jashtëzakonshme q

7 Dhjetor 2020, 18:30 Nga DOSJA
S’ka pse të jetë vend i varfër”/ Yuri Kim tregon 3

TIRANË- Ambasadorja amerikane, Yuri Kim ka folur për 3 prioritetet e saj në Shqipëri. Në një intervistë për ‘’Marshall Center Voices’’, Kim ka thënë, se Shqipëria nuk ka pse të jetë e varfër, pasi sipas saj vendi ynë ka një popullsi me aftësi të cilat i ka demostruar.

Po ashtu Kim ka thënë se zhvillimin e Shqipërisë edhe pse ka mundësi të  jashtëzakonshme në turizëm dhe infrastrukturë, e pengojnë disa aspekte. Sakaq, në intervistën që ka dhënë Ambasadorja garanton se do të shtyjë fort për demokracinë në Shqipëri duke theksuar rëndësinë e ‘’Rule-of-law’’, si dhe për ligje e Gjykata të pastra.

Pjesë nga Intervista: 

Zeneli: Si ambasadorja e SHBA në Shqipëri ju keni bërë disa herë komentin se tre prioritetet tuaja kryesore janë demokracia, mbrojtja dhe investimet. Pse janë këto tre?

Kim: Sepse unë mendoj se tek këto duhet të ketë më shumë nxitje dhe më shumë nevojë. I vendos të gjitha sepse janë të lidhura. Le të fillojmë nga demokracia, mbrojtja dhe biznesi. S’ka arsye pse Shqipëria të jetë e varfër. Një popullsi e re, ka demonstruar që ka aftësi. Kush ka ardhur në Shqipëri i ka dalë një eksperiencë pozitive. Ka mundësi të jashtëzakonshme që mund të zhvillohen në turizëm në infrastrukturë. Biznesi është mos hajde për një vend ambasadorët amerikanë thonë që është mundësi e mirë, por vijnë sepse tregojnë që mund të përfitojnë. Mënyra si e bëjnë ata duan të dinë se çfarë ka këtu, sa i kushton. Duan një mekanizëm të drejtë e transparent të qëndrueshëm që lejon për zgjidhje. Për fat të keq kjo mungon. Dhe prandaj ne shtyjmë fort tek demokracia, për të theksuar rëndësinë e ‘’Rule-of-laë’’. Dhe e rëndësishmja për Gjykata të pastra. Puna ime si ambasadore është që të punoj me shqiptarët dhe t’i siguroj se është një ambient ku amerikanët biznesmenë, punëtorë, konsumatorë po aq sa shqiptarët mund të përfitojnë, për ta bërë më shumë vende pune. Të kemi rregulla dhe gjykata të pastra.

(A.k.dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike yuri kim yuri kim

Sondazh

Poll

Politike 7 Dhjetor 2020, 17:37

TIRANË– Asambleja Politike e Partisë Popullore Europiane, ka miratuar sot një rezolutë, me anë të së cilës, i bën thirrje qeverisë të bëjnë çdo përp...

Politike 7 Dhjetor 2020, 17:20

TIRANË– Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha, mori pjesë sot në Asamblenë Politike të Partive Popullore Europiane, që zhvillonte punimet onlin...