Politike

Ndihmat për Covid-19/ Ambasadorja Yuri Kim ‘I PËRVISHET’ punës kundër luftës së pandemisë, shkarkon vetë pakot me pa

7 Dhjetor 2020, 18:00 Nga DOSJA
Ndihmat për Covid-19/ Ambasadorja Yuri Kim ‘I PËRVISHET’

TIRANË– Ambasadorja amerikane në Shqipëri, Yuri Kim, i është ‘përveshur’ punës për të ndihmuar vendin tonë në luftën kundër pandemisë. Në një foto që ka postuar në rrjetet sociale, Ambasada Amerikane, Kim shihet duke kaluar kuti me pajisje mjekësore dorë më dorë.

Pakot me pajisje mjekësore, ku gjenden maska dhe dezinfektant duarsh, të cilat do të shpërndahen në burgjet shqiptare për punonjësit dhe të dënuarit, janë dërguar në Drejtorinë e Përgjithshme të Burgjeve, në mënyrë që të kufizohet përhapja e pandemisë.

“Shtetet e Bashkuara me kënaqësi ofrojnë ndihmë për të mbajtur sistemin penitenciar shqiptar të sigurtë gjatë kësaj kohe të vështirë të COVID. Ambasadorja Kim dhe programi i Departamentit të Shtetit i Çështjeve Ndërkombëtare të Drogës dhe Zbatimit të Ligjit, dorëzuan pajisje personale mbrojtëse në Drejtorinë e Përgjithshme të Burgjeve. Pajisjet, të cilat përfshijnë maska mbrojtëse dhe dezifektant duarsh, do të ndihmojnë Drejtorinë e Përgjithshme të Burgjeve të sigurojë shëndetin dhe sigurinë e të burgosurve dhe personelit të burgjeve gjatë pandemisë COVID-19,” thuhet në njoftimin e Ambasadës Amerikane.

(A.k.dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike koronavirusi ne shqiperi yuri kim koronavirusi ne shqiperi yuri kim

Sondazh

Poll

Politike 7 Dhjetor 2020, 17:20

TIRANË– Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha, mori pjesë sot në Asamblenë Politike të Partive Popullore Europiane, që zhvillonte punimet onlin...