Politike

Përplasja Çupi-Duma/ Avokati i Popullit dënon gjuhën e analistit: Seksiste dhe e patolerueshme, barazia gjinore është gjë

7 Dhjetor 2020, 17:44 Nga DOSJA
Përplasja Çupi-Duma/ Avokati i Popullit dënon gjuhën e

TIRANË– Avokati i Popullit ka dënuar gjuhën seksiste të përdorur nga analisti Frrok Çupi kundrejt politkanes Grida Duma, javën e kaluar, teksa të dy ishin të ftuar në studion e “Open”.

Përmes një reagimi zyrtar, Avokati i Popullit shkruan se është e patolerueshme përdorimi i gjuhës seksiste dhe fyese kundër të ftuarve që janë gra, duke i intimiduar dhe përdorur etiketime që theksojnë stereotipet gjinore në shoqëri, referuar termave të përdorur nga Çupi. 

Avokati i Popullit shton se gjuha seksiste është shprehje e maskulinitetit dhe një shprehje e dhunës me bazë gjinore. Gratë që sfidojnë ose devijojnë nga ajo që vlerësohet si vendi i tyre “i duhur” në shoqëri, mund të përballen me seksizëm dhe misogjeni dhe kjo është ajo çka u vu re gjatë debatit televiziv, sipas AP-së. Institucioni i Avokatit të Popullit e quan të papranueshme sidomos përdorimin e gjuhës seksiste dhe të urrejtjes pikërisht gjatë ditëve kur shumica e vendeve anëtare të Kombeve të Bashkuara janë duke zhvilluar Fushatën e 16 Ditëve të Aktivizmit kundër dhunës me bazë gjinore, anembanë botës.

Reagimi i plotë

Institucioni i Avokatit të Popullit shpreh shqetësim lidhur me respektimin e etikës gjatë një debati televiziv të transmetuar në një emision me shikueshmëri të lartë në një Televizion Kombëtar. Institucioni i Avokatit të Popullit vlerëson se është i patolerueshëm përdorimi i gjuhës seksiste dhe fyese kundër të ftuarve që janë gra, duke i intimiduar dhe përdorur etiketime që theksojnë stereotipet gjinore në shoqëri. Gjuha seksiste është shprehje e maskulinitetit dhe një shprehje e dhunës me bazë gjinore. Ajo është një shkelje e të drejtave të njeriut dhe përjetohet nga gratë e vajzat vetëm për arsyen se janë të gjinisë femërore. Gratë që sfidojnë ose devijojnë nga ajo që vlerësohet si vendi i tyre “i duhur” në shoqëri, mund të përballen me seksizëm dhe misogjeni dhe kjo është ajo çka u vu re gjatë debatit televiziv. Institucioni i Avokatit të Popullit e quan të papranueshme sidomos përdorimin e gjuhës seksiste dhe të urrejtjes pikërisht gjatë ditëve kur shumica e vendeve anëtare të Kombeve të Bashkuara janë duke zhvilluar Fushatën e 16 Ditëve të Aktivizmit kundër dhunës me bazë gjinore, anembanë botës. Avokati i Popullit ka bindjen se barazia gjinore është thelbësore për mbrojtjen e të drejtave të njeriut, funksionimin e demokracisë dhe qeverisjen e mirë, respektimin e sundimit të ligjit dhe promovimin e mirëqenies për të gjithë, që ngërthen në vete të drejta të barabarta për gratë dhe burrat, vajzat dhe djemtë, si dhe të njëjtin vizibilitet, fuqizim, përgjegjësi dhe pjesëmarrje në të gjitha sferat e jetës publike dhe private. Institucioni i Avokatit të Popullit bën thirrje të merren masa për ta parandaluar dhe luftuar seksizmin dhe manifestimet e tij në sferat publike dhe private, të luftohet gjuha e urrejtjes për shkak të gjinisë apo për çfarëdo shkaku tjetër, si dhe të sigurohet mbrojtja e respektimi i të drejtave të grave e vajzave në shoqërinë tonë.

Javën e shkuar, në emisionin “Open” një debat që kishte në fokus dështimin e Shqipërisë për të hapur negociatat me bashkimin Evropian degjeneroi në disa sulme seksiste të njëpasnjëshme nga Frrok Cupi, kundrejt Grida Dumës. Etiketimet e Cupit se “Duma ishte një vajzë e bukur”, duke nënkuptuar se nuk është adapte për politikën, nuk u pritën mirë as nga të ftuarit në studio. Për t’u mbrojtur, Duma iu përgjigj Cupit duke i thënë se ishte një njeri i paguar për të folur dhe e quajti “llumin” e shoqërisë.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike avokati i popullit frrok çupi sherri grida duma-frrok cupi avokati i popullit frrok çupi sherri grida duma-frrok cupi

Sondazh

Poll

Politike 7 Dhjetor 2020, 17:20

TIRANË– Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha, mori pjesë sot në Asamblenë Politike të Partive Popullore Europiane, që zhvillonte punimet onlin...