Politike

“Deputeti që duam” mbyll derën, nga 1600 aplikantë, vetëm 20 persona do t’i bashkohen skuadrës së kryeministrit Rama

7 Dhjetor 2020, 16:19 Nga DOSJA
“Deputeti që duam” mbyll derën, nga 1600 aplikantë,

TIRANË– Partia Socialiste ka mbyllur ‘derën’ e sja dhe nuk pret më aplikime për kandidatët e 25 prillit. Dosja.al mëson se rreth 1 600 persona kanë aplikuar për të qenë pjesë e listave të PS në zgjedhjet e 25 prillit, ndërkohë minutazhi i video-mesazheve të qytetarëve që kanë aplikuar shkon në rreth 80 orë.

Nisma “Deputeti që Duam”, që u prezantua nga kryeministri Edi Rama në muajin tetor, ka rreth 1600 CV në formë video-mesazhet nga të gjithë ata qëytetarët që kanë shprehur dëshirën t’i bashkohen Partisë Socialiste.

Aplikimi është bërë “online” në këtë portal nga vetë qytetrët, të cilët kanë dërguar një video-prezantim me të gjithë arsyet që i shtyu të bëheshin pejsë e PS-së. faza e parë do të përzgjedhë vetëm 100 më të mirët, ndërsa pas fazës së dytë skualifikuese, do të mbeten vetëm 20 më të mirët.

Këta të përzgjedhurit do të përfshihen në skuadrën e 140 kandidatëve të Ramës, por ende nuk ka detaje mbi mënyrën e renditjes së tyre. Ajo që nuk dihet gjithashtu, është edhe ‘dora’ që do të shqyrtojë 80 orët e video-prezantimeve apo që do të bëjë skualifikimet.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike nisma deputeti qe duam nisma deputeti qe duam

Sondazh

Poll