Politike

Vakancat në Kushtetuese/ Pas thirrjes së ndërkombëtarëve KED miraton procesverbalet për kandidatët

7 Dhjetor 2020, 14:25 Nga DOSJA
Vakancat në Kushtetuese/ Pas thirrjes së

TIRANË– Këshilli i Emërimeve në Drejtësi, ditën e sotme ka zhvilluar mbledhje urgjente. Bëhet e ditur se në mbledhje janë miratuar procesverbalët për kandidatët në Gjykatën Kushtetuese.

Ky vendim i KED u mor pas thirrjes së ndërkombëtarëve për ngritjen e Gjykatës Kushtetuese. Pak orë më parë, Ambasadorët ndërkombëtarë në Shqipëri kërkuan, plotësimin e vendeve vakante të Gjykatës Kushtetuese brenda këtij viti. Yuri Kim kërkoi që Këshilli i Emërimeve në Drejtësi të mblidhet brenda javës për të përfunduar vlerësimin e kandidatëve, për t’u dërguar më pas edhe listën e plotë Presidentit dhe Kuvendit. Pas mesazhit të Kim, një reagim ka ardhur edhe nga ambasadori i Bashkimit Europian, Luigi Soreca, ka shtuar se KED duhet që të përfundojë vlerësimin e shpejtë të kandidatëve për vendet e lira, bazuar në opinionet e Komisionit të Venecias.

(A.k.dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike gjykata kushtetuese ked gjykata kushtetuese ked

Sondazh

Poll