Ngritja e Kushtetueses, Yuri Kim jep MESAZHIN e fortë: Proceset duhen respektuar por jo abuzuar, politika të tregojë vullnet
7 Dhjetor 2020, 10:54Nga DOSJA
TIRANË– Ambasadorja amerikane në Tiranë, Yuri Kim ka dhënë një mesazh të fortë lidhur me plotësimin e vendeve vakante në Gjykatën Kushtetuese. Me anë të një mesazhi në Twitter, ambasadorja kërkon që Këshilli i Emërimeve në Drejtësi që të mblidhet brenda javës për t’i dërguar më pas listën e kandidatëve Presidencës dhe Parlamentit.
Ajo shton se proceset duhen respeketuar dhe Gjykata Kushtetuese të jetë funksionale brenda këtij viti, duke kërkuar nga politika që të tregojë vullnet për të plotësuar vendet vakante.
“KED duhet të mblidhet këtë javë për të përfunduar vlerësimin dhe dërguar listën e kandidatëve Presidencës & Parlamentit. Proceset duhen respektuar por jo abuzuar.Nuk ka asnjë arsye praktike që Gjykata Kushtetuese të mos jetë funksionale deri 31 dhjetor. Është çështje vullneti. Udhëheqësit duhet të tregojnë vullnetin e tyre të vërtetë,”-shkruan Kim.
Ndërkohë që edhe ambasadori i Bashkimit Europian në Shqipëri, Luigi Soreca ka shpërndarë postimin e ambasadores Kim duke nënvizuar rëndësinë e plotësimit të Gjykatës Kushtetuese për integrimin.
(k.m/dosja.al)
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
TIRANË– Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka qënë i pranishëm në njësinë bashkiake numër 11 aty ku ka zhvilluar takim me bizneset e vogla dhe të mesm...
PREKAZ– Deputetja Rudina Hajdari ndodhet sot në Kosovë, ku edhe ka vizituar varrin e komandantit të UÇK-së, Adem Jasharit.Ajo e ka shpërndarë fotot nga v...
SHBA– Zgjedhjet në Venezuelë kanë bërë bujë të madhe në botën e politikës pasi janë zhvilluar vetëm nga njëra palë.Në Venzuelë, presidenti Nicolas Maduro pritej...
TIRANË– Ambasadorja e SHBA-ve në Tiranë ka vendosur që ta shijojë Shqipërinë cep më cep. Pas shirove në majat e Veriut, në gjiret e jugut, këtë herë ...
TIRANË– Edi Paloka ka publikuar një foto ku tregohet luksi, të cilit po i dedikohet Ilir Beqaj, ish-ministri i Shëndetësisë, ndërkohë që qytetarët &c...
TIRANË– Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka reaguar i trishtuar pas thirrjes së të riut nga spitali i Sanatariumit, që mes lotësh kërkonte të sh...
Politike 6 Dhjetor 2020, 16:33
TIRANË– Kryeministri Edi Rama ka zgjedhur t’i përgjigjet denoncimit të të riut që shpërtheu në lot tek spitali i Sanatoriumit me anë një video-mesazhi të n...
TIRANË– Presidenti Ilir Meta i ka bërë thirrje qeverisë që të marrë masa për menaxhimin e situatës së Covid-19 në Shqipëri. Përmes një reagimi në rrj...
TIRANE- Deputeti i Kuvendit të Shqipërisë, Halit Valteri ishte i ftuar mbrëmjen e djeshme në emisionin “Shiko Kush LUAN”.Gjatë sfidës “Ndaje ose kovën” Valterit...