Politike

Basha zhvillon takim me bizneset në Tiranë: Keni muaj që nuk merrni asgjë. Edi Rama, të punojë dhe jo të rrijë në Faceb

7 Dhjetor 2020, 10:47 Nga DOSJA
Basha zhvillon takim me bizneset në Tiranë: Keni muaj që nuk

TIRANË– Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka qënë i pranishëm në njësinë bashkiake numër 11 aty ku ka zhvilluar takim me bizneset e vogla dhe të mesme. Basha u shpreh gjatë takimit se jemi vendi që ka paketën me ndihmën ekonomike më të ulët në vend.

‘Jemi vendi me paketën më të ulët ekonomike. Keni 6-7 muaj që nuk merrni asgjë. Familjet janë në pikën e tyre të fundit. Bizneset po kështu, shëndetësia në kolaps, papunësia në rritje. Ne kemi i dhënë prej kohësh zgjidhje të cilat mund të realizoheshin. Të ndihmoheshin të gjitha familjet në nevojë. Të ndihmohej biznesi. Këto zgjidhje funksionojnë në vendet fqinje. Të ndihmohej biznesi. Këto zgjidhje funksionojnë në vendet fqinje. Edi Rama, të punojë dhe jo të rrijë n facebook dhe në Instagram.  Nuk ka asnjë prioritet tjetër, shëndeti edhe jeta janë të parët, ekonomia është e dyta. Të gjitha paratë e buxhetit të gjitha fondet e shtetit në kohë krize si kjo duhet të shkojnë për të ndihmuar njerëzit në nevojë, shëndetësinë ekonominë, sipërmarrjen.’- u shpreh Basha.


Sa vjen, me shumë vështirësi, me shumë vështirësi. Ta mbyllim? Të rrijmë në shtëpi fare, s’bëhet. Ça do bëjmë? Ça mund të bëjmë , të bëjmë. Ça t’i bëjmë, ja mbaj djalin këtu. Mbaj dhe shkollën dhe djalin dhe vetë, familjen, kemi 2 punëtorë. Me sforco të mëdhaja. Me shumë sforco të mëdhaja.” – u shpreh pronari i një Fast-Food-i.

Gjatë takimit, përfaqësuesit e biznesit thonë se po presin ndonjë ndihmë tjetër nga qeveria, sepse tani po kalojnë kohë shumë të vështirë.

Po të kishim një farë ndihme të paktën për punëtorë apo diçka për biznesin, diçka, ose ça mund të bëhesh ndonjë gjë përshembull, se tani është kohë e vështirë shumë, kemi kaq kohë që po presim. Një tjetër shqetësim i biznesit është rënia e fitimit si pasojë e rënies së konsumit, gjë që sipas tyre po çon bizneset në falimentim.Pandemia e bëri të vetën. Kemi goxha rënie, por s’kemi ça i bëjmë. Pas pandemisë ka pasur shumë, të paktën 30% minimumi dhe vazhdon se të ishte se do të kishte ndalu do ishin mirë. Gatuajnë nga frika nëpër shtëpia. Nuk dalin, gatuajnë brenda”, – tha pronari i një furrë buke.

Basha ngriti zërin për situatën e keqe ku ndodhet biznesi në Shqipëri, që sipas tij është braktisur totalisht nga qeveria.

(A.B)/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike basha ne njesine bashkiake nr 11 lulzim basha basha ne njesine bashkiake nr 11 lulzim basha

Sondazh

Poll

Politike 6 Dhjetor 2020, 16:33

TIRANË– Kryeministri Edi Rama ka zgjedhur t’i përgjigjet denoncimit të të riut që shpërtheu në lot tek spitali i Sanatoriumit me anë një video-mesazhi të n...