Politike

Rudina Hajdari viziton varrin e Adem Jasharit: S’mund ta kuptojmë lirinë pa sakrificat, nderim heronjve

7 Dhjetor 2020, 09:53 Nga DOSJA
Rudina Hajdari viziton varrin e Adem Jasharit: S’mund ta kuptojmë

PREKAZ– Deputetja Rudina Hajdari ndodhet sot në Kosovë, ku edhe ka vizituar varrin e komandantit të UÇK-së, Adem Jasharit.

Ajo e ka shpërndarë fotot nga vizita krahas të cilave shkruan se është detyra e popullit është që ta nderojmë veprën e të rënëve për liri.

“Nuk mund ta kuptojmë lirinë pa nderuar sakrificat e bëra për të! E nisa vizitën time në Kosovë duke nderuar sakrificën sublime të familjes Jashari, të Kryekomandantit të UÇK Adem Jasharit, të cilët dhanë jetën në përpjekjen e tyre për ti dhënë lirinë e pavarësinë Kosovës. Heronjë si Adem Jashari nuk i kanë munguar kombit shqiptar në vite e kurrë nuk do i mungojnë, por detyra e jonë është që ta nderojmë veprën e tyre jo vetëm duke i kujtuar por edhe duke punuar fort përditë që Shqipëria dhe Kosova të jenë bashkë në rrugëtimin drejt Europës, drejt mirëqënies, drejt ndërtimit të shtetit ligjor, drejt luftës pa kompromis kundër korrupsionit. Nderim heronjve të lirisë!”, thotë Hajdari.

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike adem jashari rudina hajdari adem jashari rudina hajdari

Sondazh

Poll

Politike 6 Dhjetor 2020, 16:33

TIRANË– Kryeministri Edi Rama ka zgjedhur t’i përgjigjet denoncimit të të riut që shpërtheu në lot tek spitali i Sanatoriumit me anë një video-mesazhi të n...