Aktualitet

Shkrumbohet makina “BMW X5” e italianit në aksin Rrogozhinë-Kavajë, mjeti merr flakë në ecje

7 Dhjetor 2020, 14:35 Nga DOSJA
Shkrumbohet makina “BMW X5” e italianit në aksin

KAVAJË– Mesditën e sotme, rreth 14:25, një automjet tip BMË X5 është djegur në aksin rrugor Kavajë-Rrogozhinë. Burime për Dosja.al bëjnë me dije se makina ka marrë flakë teksa ishte në ecje sakaq për fat të mirë mësohet se nuk ka asnjë të lënduar.

Ndërkohë, në një video të siguruar nga “BallkanWeb” shihet se mjeti tip BMW, X5 i shkrumbuar nga flakët pranë vendit të njohur si mbikalimi në fshatin Harizaj. Po ashtu, bëhet e ditur se mjeti është i një shtetasi italian dhe ka marrë flakë në ecje e sipër, ndërsa drejtuesi i saj dhe një pasagjer kanë dalë me shpejtësi dhe janë në gjendje të mirë shëndetësore.

Policia dhe zjarrfikësja kanë mbërritur në vendin e ngjarjes, duke shuar flakët dhe po punojnë për zbardhjen e shkaqeve të zjarrit.

(A.k.dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet kavaje-rrogozhine merr flake makina ne ecje kavaje-rrogozhine merr flake makina ne ecje

Sondazh

Poll