Aktualitet

16 viktima dhe 840 raste të reja/ Rëndohet bilanci në Shqipëri, shkon në 905 numri i jetëve të humbura, 479 pacientë po

6 Dhjetor 2020, 15:14 Nga DOSJA
16 viktima dhe 840 raste të reja/ Rëndohet bilanci në

TIRANË– 905 viktima, 20.466 të infektuar aktivë dhe 21.617 të shëruar. Ky është bilanci i Covid-19 në Shqipëri që nga fillimi i pandemisë. Ministria e Shëndetësisë gjatë 24 orëvet ë fundit bëri me dije se 16 persona të tjerë kanë humbur jetën si pasojë e infektimit me Covid-19.

5 qytetarë nga Tirana, 2 qytetarë nga Vlora, 2 qytetarë nga Pogradeci, 2 qytetar nga Fieri,  2 qytetarë nga Berati, 1 qytetar nga Saranda, 1 qytetar nga Gramshi, 1 qytetar nga Lushnja, të moshave 51-86 vjeç kanë ndërruar jetë duke bërë që numri i viktimave të shkojë në 905 në total.

Gjatë 24 orëve të fundit, janë kryer 2.374 testime, prej të cilave 311 testime janë kryer për arsye depistimi dhe kanë rezultuar pozitivë 840 qytetarë. Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki: 345 raste në Tiranë, 75 raste në Shkodër, 52 raste në Fier, 47 raste në Berat, 42 raste në Vlorë, 33 raste në Kavajë, 24 raste në Gjirokastër, 23 raste në Lushnje, 22 raste në Pogradec, 19 raste në Lezhë, 18 raste në Krujë, 17 raste në Korçë, 15 raste në Kolonjë, 14 raste në Mirditë, 11 raste në Kuçovë dhe Skrapar, 10 raste në Mat, 9 taste në Gramsh, 8 raste në Kukës, 7 raste në Sarandë, Malësi e Madhe, Peqin, 6 raste në Tepelenë,  5 raste në Librazhd, 4 raste në Devoll, 3 raste në Durrës, 2 raste në Mallakastër, 1 rast në Bulqizë, Tropojë, Has, Elbasan.

Aktualisht në 4 spitalet COVID, po trajtohen 479 pacientë, 35 në terapi intensive, 9 pacientë janë të intubuar. Në 24 orët e fundit janë shëruar 331 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve 21.617 që nga fillimi i epidemisë.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u bën apel qytetarëve të mos e ulin vigjilencën për respektimin e rregullave dhe të shmangin daljet e panevojshme, për të ndihmuar në ndërprerjen e zinxhirit të infeksionit dhe për të ulur numrin e të prekurve nga virusi SARS-COV2. Situata në 24 orët e fundit paraqitet si vijon: MSHMS u drejtohet qytetarëve të mos neglizhojnë kontaktin me mjekun e familjes, për çdo shenjë të sëmundjes. Nëpërmjet linjës së gjelbër falas 0800 40 40 mund të lidheni me mjekun e familjes dhe të merrni informacionin e nevojshëm edhe për rimbursimin e barnave për COVID19. Urgjenca Kombëtare është 24/7 në shërbim 24/7. Telefononi 127 nëse dyshoni se jeni të prekur nga Covid19 dhe për çdo urgjencë mjekësore.

COVID-19 – Statistika (06 Dhjetor 2020)

Raste të reja ditore         840

Të shëruar ne 24 orë      331

Të shtruar në spitale      479

Humbje jete në 24 orë   16

Testime ditore              2.374

Testime totale           204.008

Raste pozitive            42.988

Raste të shëruara     21.617

Raste Aktive             20.466

Humbje jete              905

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 10946

Durrës  1356

Elbasan  860

Fier  1562

Korçë  1135

Vlorë  1045

Shkodër  919

Lezhë  739

Berat  720

Kukës  428

Dibër  249

Gjirokastër  507

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet koronavirusi ne shqiperi viktimat e koronavirusit ne shqiperi koronavirusi ne shqiperi viktimat e koronavirusit ne shqiperi

Sondazh

Poll