Aktualitet

Detaje të reja nga ekzekutimi i Xhulio Prelës, komunikoi në telefon para se të vritej, mjeti i lartë pengon identifikimin e

6 Dhjetor 2020, 09:33 Nga DOSJA
Detaje të reja nga ekzekutimi i Xhulio Prelës, komunikoi në

LEZHË– Kanë dalë në dritë detaje të reja në lidhje me ekzekutimin e efektivit të policisë Xhulio Prelës i cili u vra me armë zjarri mëngjesin e së shtunës në autostradën Lezhë-Milot.

Dyshimet janë se efektivi i policisë ka komunikuar në telefon para se të vritej, pasi ndonëse kishte përshkuar disa metra rrugë në drejtim të Tiranës është kthyer sërish në vendin ku po e prisnin autorët pranë fshatit Gajush të Lezhës.

Kamera e sigurisë e një biznesi pranë vendit të ngjarjes ka fokusuar momentin kur Xhulio Prela është afruar dhe ka biseduar me njërin nga personat që ndodheshin aty dhe më pas është qëlluar me armë zjarri. Por në pamje është mjaft i vështirë identifikimi i automjetit të autoreve, duke qenë se aty pranë ka qenë i parkuar dhe një mjet i tonazhit të rëndë i cili ka penguar pamjen e plotë.

Xhulio Prela, 26 vjeç, me detyrë efektiv i Policisë së Shtetit pranë repartit të Forcave të Ndërhyrjes së Shpejtë në Shkodër, është vrarë pas mesnate në Lezhë, në zonën e njohur si “Gajush”. Prela, një polic i ri, me 2 vite eksperiencë, një vit në Lezhë e më pas është transferuar në Shkodër është ekzekutuar me armë zjarri, ndërsa një plumb që ka marrë pranë zemrës i ka marrë jetën. Prela është gjetur i vrarë në Gajush rreth orës 3 të mëngjesit, ndërsa trupi është dërguar në morgun e spitalit rajonal të Lezhës, ku i është nënshtruar ekzaminimit të mëtejshëm.

(A.B)/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet vritet xhulio prela xhulio prela vritet xhulio prela xhulio prela

Sondazh

Poll