Aktualitet

Shqipëria ka siguruar vaksinën vetëm për  5.1% të popullsisë, gjashtë herë më pak se Maqedonia

6 Dhjetor 2020, 09:48 Nga DOSJA
Shqipëria ka siguruar vaksinën vetëm për  5.1% të

SHQIPËRI– Ndërsa bota pret marrjen e vaksinës nga kompanitë farmaceutike Pfizer dhe BioNTech, shumë vende të Europës, mes tyre edhe Shqipëria, e kanë porositur vaksinën.

Britania ishte zyrtarisht vendi i parë që aprovoi përdorimin e këtyre vaksinave, ndërsa është drejt rrugës së vaksinimit masiv të popullsisë. Në ditët në vijim pritet që edhe SHBA-të aprovojë vaksinën e kompanisë Moderna. Pritet që në fund të këtij viti  në SHBA  të vaksinohen dhjetra milionë qytetarë, ndërsa në 2021 me miliarda të tillë.

Agjencia Bloomberg po vëzhgon 9 vaksinat më premtuese dhe gjithashtu prokurimet kombëtare që po meren me blerjet e tyre. Deri me tani janë përcaktuar ku do të shkojnë 7.8 mld dozat e para që do dalin në treg.

Nga ana tjetër, Kina dhe Rusia kanë ndërmarrë nismën për vaksinat të prodhuara në vendet e tyre. Aktualisht, për shitjen e vaksinave është AstraZenica me dy doza që ka shitur 1.48 mld të tilla.

Qindra vende të tjera do ta marrin vaksinën përmes COVAX që është nje konsorcium i OBSH.

Vendi ynë, ka siguruar 145 mijë vaksina, sa 5.1% e popullsisë. Sipas kësaj shifre, Shqipëria është në linjë me Afganistanin sa i takon radhës për të siguruar një vaksinë. Maqedonia e Veriut do të furnizohet me 400 mijë vaksina, përkatësisht me 833 mijë doza të vaksinës kundër koronavirusit të ri, që i takon sa 6-fishi i vaksinave të porositura nga Shqipëria.

(kle.mu./dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet shqiperi vaksina shqiperi vaksina

Sondazh

Poll