Aktualitet

U bë drejtor i ‘Eksperimentalit’/ Robert Ndrenika këshilla për Altin Bashën: Mos i jep rol as vëllait dhe as ç

5 Dhjetor 2020, 19:05 Nga DOSJA
U bë drejtor i ‘Eksperimentalit’/ Robert Ndrenika këshilla

TIRANË– Aktori i njohur Robert Ndrenika i ka dhënë disa këshilla regjisorit Altin Basha pasi ky i fundit mori postin e drejtorit të Teatrit Eksperimental. Në shënimin e tij, Ndrenika përcolli disa këshilla Bashës se si duhet të drejtojë Teatrin, duke i sugjeruar që të vënë në skenë sa më shumë pjesë shqiptare dhe të mos favorizojë kënd për shpërndarjen e roleve.

“Kur Laerti u emërua drejtor teatri Polloni ( i jati) i dha këto këshilla: Në radhë të parë bëj çmos që salla të jetë plot me spektatorë sepse kur ka spektatorë sido që të jetë shfaqja nuk kanë shumë për të folur Josif Papagjoni me Përparim Kabon qoftë (ndëlesë paçin) Kudreti me Adriatikun… Në radhë të dytë repertori të jetë më tepër i vëndit (bio) duke alternuar elementë dramatikë me ato humoristikë (ashtu siç është vetë jeta)… Së treti aktivzo elementin e ri të talentuar… Mos i jep rol kur nuk e meriton as vëllait dhe as çunit të xhajës…dhe së fundi mos e nën vlerëso anën profesionale !!!,”-shkruan Ndrenika. 

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet altin basha robert ndrenika altin basha robert ndrenika

Sondazh

Poll