Bota

Skandali i testit të gjuhës angleze, studenti pakistanez dënohet me 8 vjet pas akuzave për mashtrim

24 Prill 2019, 16:40 Nga DOSJA
Skandali i testit të gjuhës angleze, studenti pakistanez dënohet

Pakistanezi, Waqas Jawaid, 34 vjeç, pasi viza studentore iu anulua nga Zyrat e Shtetit në vitin 2014, ai është mbajtur në një qendër të burgimit të emigracionit. Jeta e tij është shkatërruar tashmë, ai është ndarë me prindërit dhe me të fejuarën e tij, aty po jeton në kuhte shumë t rënda jetësore dhe nuk ka shumë ushqim.

Jawaid shkoi në Mbretëria e Bashkuar për të studiuar menaxhim biznesi në vitin 2010, plot optimizëm dhe plane për të përfunduar masterin përpara se të kthehej në Pakistan me kualifikime prestigjioze nga Mbretëria e Bashkuar. Ai vjen nga një familje e arsimuar mire, ku të dy prindërit e tij kanë studiuar ekonominë. Babai i tij e inkurajoi atë të udhëtojë në Londër për të marrë një arsimim europian.

Jawaid ishte aq i bindur se do të përmirësonte mundësitë e tij të punës dhe jetës së tyre.  Ai nuk ishte i detyruar të merrte një provim në gjuhën angleze për të siguruar vizën e tij të parë studentore, pasi ai kishte kryer shkollën në shkolla ku gjuha angleze ishte parësore.

“Unë e di potencialin që kam, e di që jam i aftë, por tani jam bllokuar këtu. Tetë vite të jetës sime janë shkatërruar. Unë ende kam shpresë se një ditë gjërat mund të përmirësohen, por dhe sa kohë do të jetoj, a do ia dal dot?”

Sipas tyre ai ka kopjuar në provim, edhe pse studenti pakistanez ka pranuar se ky ishte provimi më i thjesht që ka bërë ndonjëherë.

“Ata duhet t’i tregojnë të gjithë nxënësve që të rikthejnë provimet e tyre, atëherë ata do të kuptojnë se këta njerëz mund të flasin anglisht mirë. Por, në vend që ta bëjnë këtë, ata vendosën të shkatërrojnë jetën e secilit pa marrë parasysh çfarë nuk ishte e drejtë. “- shtoi ai.

Në nëntor të 2018-ës, Jawaid u arrestua si mbikëqyrës dhe u dërgua në qendrën e ndalimit të imigracionit në Brook House, ku u mbajt për një muaj. “Nuk kam fjalë për të përshkruar se si ndihesha. Ishte jashtëzakonisht, shumë keq. Unë nuk dua të mendoj për atë kohë.”– u shpreh ai.

Burimi: The Guardian 

L.K/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

bota bota mbreteria e bashkuar studenti pakistanez waqas jawaid mbreteria e bashkuar studenti pakistanez waqas jawaid

Sondazh

Poll