Aktualitet

Xhami i makinës u gjet i hapur… një person me elektrik e ndaloi! Dyshimet e reja të policisë për vrasjen e efektivit

5 Dhjetor 2020, 09:31 Nga DOSJA
Xhami i makinës u gjet i hapur… një person me elektrik e

TIRANE- Ndryshon dinamika e hetimit paraprak për ekzekutimin e efektivit të policisë në Lezhë. Xhulio Prela, efektiv i FNSH në Shkodër, është qëlluar me pistoletë TT dhe ka gjetur vdekjen. Drejt tij është qëlluar disa herë, por një plumb e ka kapur në zemër.

Por çfarë ndodhi para se i riu të kthehej në Lezhë? Ai ndodhej në Rinas, aty ku sipas hetuesve ka shkuar për të dërguar një të afërmin e tij në aeroport. Ndërkohë që teksa është kthyer, në autostradën Milot-Lezhë, një person i ka prerë rrugën, dhe në dorë ka patur një elektrik dore.

Ky person ka qenë i shoqëruar me dikë tjetër. Në këtë moment, Prela ka ulur xhamin dhe mendohet se ka debatuar me këtë person. Kur ka tentuar të largohet, ai është qëlluar tri herë nga autori. Një plumb e ka kapur në zemër duke i marrë kështu edhe jetën.

Xhulio Prela, 26 vjeç efektiv i FNSH në qytetin e Shkodrës është ekzekutuar me një plumb në zemër mëngjesin e sotëm. Autorët e vrasjes janë identifikuar dhe janë larguar nga vendngjarja me një kamion në ngjyrë të verdhë. I riu me origjinë nga Puka jetonte prej vitesh në Lezhë.

(F.g/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet vritet xhulio prela xhulio prela vritet xhulio prela xhulio prela

Sondazh

Poll

Aktualitet 5 Dhjetor 2020, 08:47

TIRANE- Dosja.al sjell skemën paraprake të atentatit në Lezhë, ku u ekzekutua polici Xhulio Prela, pjesë e repartit të Forcave të Ndërhyrjes së Shpejtë në Lezhë...