Presidenti Meta mesazh për vdekjen e Kasem Hysenbelliut: Lajm tronditës! Jam pranë nënës dhe familjes së tij, u prehsh në
5 Dhjetor 2020, 09:18Nga DOSJA
TIRANE– Presidenti Ilir Meta i ka dërguar një mesazh ngushëllimi familjes së botuesit Kasem Hysenbelliu, i cili u nda nga jeta mëngjesin e sotëm. Në një postim në rrjetet sociale, Meta thotë se lajmi është tronditës, ndërsa ngushëllon familjen dhe gazetarët e Fax News dhe Fax Web, dhe i solidarizon të kryejnë detyrën e tyre.
POSTIMI I ILIR METËS:
Tronditës dhe i pabesueshëm lajmi për humbjen e parakohëshme nga jeta të Kasem Hysenbelliu, Presidentit të “Fax News”, kësaj media të lirë, të pavarur e dinjitoze. Në këto momente të vështira jam pranë nënës, bashkëshortes, fëmijëve, familjarëve, miqve, kolegëve e gazetarëve dhe ju shpreh ngushëllimet më të sinqerta për këtë humbje të pazëvendësueshme.
Solidaritet me të gjithë gazetarët e “Fax News” dhe Faxweb.al, të cilët i inkurajoj të vazhdojnë misionin dhe ëndrrën e lënë përgjysmë nga Presidenti Hysenbelliu, për të ndërtuar një media të lirë, zëri i çdo qytetari në nevojë dhe çdo kauze sociale, zëdhënëse e pakompromis e opinionit publik. I paharruar kujtimi i Kasem Hysenbelliut! U prehsh në paqen e merituar.
Presidenti i Fax News, Kasem Hysenbelli u nda nga jeta mëngjesin e sotëm në Turqi për shkak të komplikacioneve nga COVID19. Botuesi dhe drejtuesi i disa prej mediave kryesore në vend prej më shumë se 20 vitesh, nuk mundi të fitojë betejën me virusin vdekjeprurës.
(F.g/dosja.al)
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
TIRANE- Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj ka shprehur ngushëllimet familjes për ndarjen e parakohshme nga jeta si pasojë e Covid-19, të themeluesit t...
TIRANË- Kryedemokrati Lulzim Basha ka ngushëlluar familjen e botuesit Kasem Hysenbelliu, i cili u nda nga jeta mëngjesin e sotëm. Në një reagim në rrjetet ...
Aktualitet 5 Dhjetor 2020, 08:47
TIRANE- Dosja.al sjell skemën paraprake të atentatit në Lezhë, ku u ekzekutua polici Xhulio Prela, pjesë e repartit të Forcave të Ndërhyrjes së Shpejtë në Lezhë...
TURQI- Presidenti i Fax News, Kasem Hysenbelliu është ndarë nga jeta sot pas komplikacioneve të shkaktuara nga COVID19. Hysenbelliu ishte dërguar në Turqi prej ...
TIRANË- E shtuna e sotme ka sjellë një ngjarje të rëndë në Lezhë që ka gjetur pasqyrimin kryesor edhe në mediat online këtë 5 dhjetor. Dosja.al raportoi që...
TIRANE- Grupi hetimor i ngritur për vrasjen e efektivit Xhulio Prela është i bindur se i riu nuk kishte probleme personale, dhe se ngjarja është një atentat i m...
TIRANE- Dosja.al ka siguruar një pamje nga vendngjarja ku mund të shihet makina e efektivit Xhulio Prela teksa qëndron e palëvizur jashtë rruge, ndërsa pranë sa...
TIRANË- Meteoalb parashikon një mot të kthjellët sot në të gjithë Shqipërinë, ndërsa temperaturat do të luhaten nga vlera minimale e 0 gradë deri në atë ma...
TIRANE- I riu që shihni në këtë foto është Xhulio Prela, efektivi 26-vjeçar i Forcave të Ndërhyrjes së Shpejtë në Shkodër, i cili u ekzekutua gjatë natës...