Aktualitet

ATENTATI/ Efektivi i FNSH po kthehej nga Rinasi, autorët i zunë pritë në Gajush, Xhulio Prela eci 500 metra i plagosur (PIST

5 Dhjetor 2020, 07:19 Nga DOSJA
ATENTATI/ Efektivi i FNSH po kthehej nga Rinasi, autorët i zunë

TIRANE- Grupi hetimor i ngritur për vrasjen e efektivit Xhulio Prela është i bindur se i riu nuk kishte probleme personale, dhe se ngjarja është një atentat i mirëorganizuar. Burime për Dosja.al bëjnë me dije se autorët e kanë ndjekur Prelën për disa orë radhazi.

I riu ndodhej në Tiranë, në zonën e Aeroportit të Rinasit, ku ka zhvilluar një takim, ndërsa në kthim, atij i është prerë rruga nga autorët, të cilët ndodheshin në një automjet tjetër.

Ata e kanë qëlluar disa herë, ndërsa deri më tani në vendngjarje janë gjetur tri gëzhoja, dhe më pas janë larguar në një kamion me ngjyrë të verdhë, targat e të cilit janë identifikuar nga Policia dhe janë parë edhe nga Dosja.al.

Ndërkohë që dyshimet kryesore janë se i riu është vrarë për shkak të detyrës. Xhulio Prela ishte i ri në radhët e policisë së Shtetit, dhe nuk ka patur probleme me ligjin apo me persona të tjerë jashtë punës.

Xhulio Prela, 26 vjeç efektiv i FNSH në qytetin e Shkodrës është ekzekutuar me një plumb në zemër mëngjesin e sotëm. Autorët e vrasjes janë identifikuar dhe janë larguar nga vendngjarja me një kamion në ngjyrë të verdhë. I riu me origjinë nga Puka jetonte prej vitesh në Lezhë.

(F.g/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet vritet xhulio prela xhulio prela vritet xhulio prela xhulio prela

Sondazh

Poll