Aktualitet

FOTO-EKSKLUZIVE/ Kush është polici që u vra me plumb në zemër në Lezhë, Xhulio Prela ishte larguar një vit më parë dre

5 Dhjetor 2020, 06:40 Nga DOSJA
FOTO-EKSKLUZIVE/ Kush është polici që u vra me plumb në

TIRANE- I riu që shihni në këtë foto është Xhulio Prela, efektivi 26-vjeçar i Forcave të Ndërhyrjes së Shpejtë në Shkodër, i cili u ekzekutua gjatë natës brenda makinës së tij në Gajush të Lezhës.

Dosja.al ka mësuar se Prela ka qenë më herët si pjesë e trupës policore në Drejtorinë Rajonale të Policisë në Lezhë, ndërsa një vit më parë ishte transferuar tek FNSH-ja e Shkodrës. Po ashtu, mësohet se i riu vazhdonte studimet në Akademinë e Sigurisë në Tiranë, në vitin e tretë.

Xhulio Prela me origjinë nga Puka dhe me vendbanim në Tiranë, nuk ka patur probleme të mëparshme me persona të tjerë, ndërsa ende nuk ka një pistë mbi arsyet e vrasjes.

Ai është ekzekutuar me një plumb në zemër mëngjesin e sotëm. Dosja.al ka mundur të mësojë se autorët e vrasjes janë identifikuar dhe janë larguar nga vendngjarja me një kamion në ngjyrë të verdhë.

(F.g./dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet vritet xhulio prela xhulio prela vritet xhulio prela xhulio prela

Sondazh

Poll