Politike

Basha viziton punishten artizanale në Kukës, zbulon lidhjen që e moshuara ka me Rita Orën: Ju e keni këngëtaren…

4 Dhjetor 2020, 11:02 Nga DOSJA
Basha viziton punishten artizanale në Kukës, zbulon lidhjen që e

KUKËS– Kryetari i PD-së, Lulzim Basha ndodhet ditën e sotme në qytetin e Kukësit aty ku ka vizituar një punishte artizanale.

Duke biseduar me të zonjën e biznesit, Hate Orën, Basha zbuloi se familja e saj ka një lidhje me këngëtaren Rita Orën.

Ju keni dhe nje dell artisti. E ke kushërirë Rita Orën apo jo’– iu drejtua Basha zonjës duke qeshur.

Po, si jo’ – ishte përgjigjia e gruas.


Gjatë bashkëbisedimit, artizania i tregoi Bashës disa nga sfidat me të cilat po përballet biznesi i saj familjar në këtë kohë pandemie, ndërsa nënvizoi faktin se puna ka rënë. Ndërkohë, kreu i PD-së tha se qeveria duhet të hapë thesin për t’ju dhënë ndihmë familjeve në nevojë dhe bizneset që po përballen me krizën. Ai theksoi se kur PD të vijë në pushtet, do të ketë fokusin nga familjet e varfra dhe bizneset që kanë nevojë për ndihmë.

(A.B)/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike lulzim basha lulzim basha ne kukes rita ora lulzim basha lulzim basha ne kukes rita ora

Sondazh

Poll

Politike 4 Dhjetor 2020, 08:47

TIRANË– Kryeministri Edi Rama ka treguar takimin e parë që ka patur me ish-kryeministrin Sali Berisha. I ftuar në “Politik On”, Rama tha se për herë ...