Politike

EMRAT/ Zgjidhen me short 9 anëtarët e rinj të KED, kryetari i ri, Ervin Pupe! Ngelet jashtë Vitore Tusha (LISTA)

4 Dhjetor 2020, 09:29 Nga DOSJA
EMRAT/ Zgjidhen me short 9 anëtarët e rinj të KED, kryetari i ri,

TIRANË– Këshilltari i Presidentit Ilir Meta, Bledar Dervishaj ka realizuar sot shortin për zgjedhjen e 9 anëtarëve të rinj të Këshillit të Emërimeve në drejtësi. 9 anëtarët e rinj do të jenë pjesë e KED për një mandat 1-vjeçar. KED është institucioni më i lartë që ka për funksion vlerësimin e kandidatëve që hyjnë në Gjykatën Kushtetuese.  Pjesë e shortit ishin kandidatët e sjellë nga Gjykata Kushtetuese, Këshilli i Lartë i Prokurorisë dhe Këshilli i Lartë Gjyqësor, ndërsa kryetari Ervin Pupe u zgjodh automatikisht për shkak të postit që mban aktualisht në Gjykatën e Lartë, që i jep mundësinë të jetë edhe kryetari i ri i KED, në vend të Ardian Dvoranit. Ndërkohë që anëtarët e rinj të KED janë: 

Ervin Pupe, Ilir Panda, anëtar zëvendësues në KED nga Gjykata e Lartë.

Marsida Xhaferllari, Elsa Toska, Anëtare të KED nga Gjykata Kushtetuese

Fiona Papajorgji, anëtare zëvendësuese e KED nga Gjykata Kushtetuese, ndërsa Vitore Tusha është lënë jashtë

Adnand Xholi, anëtar nga Prokuroria e Përgjithshme

Astrit Kalaja, Elona Toro dhe zëvendësuese Zegjine Sollaku- Anëtarë të KED nga Gjykata e Apelit. 

Gjon Fusha, Genti Xholi, anëtarë të KED si përfaqësuesë të Prokurorisë së Apelit

Kleanth Zeka (zëvendësues i tyre në KED).

Rilinda Selimi, anëtare e KED nga Gjykata Administrative (zv nga Gentiana Xhelili).

 

 

 

(a.b;f.m;f.g/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike shorti ne presidence zgjidhen anetaret e ked shorti ne presidence zgjidhen anetaret e ked

Sondazh

Poll

Politike 4 Dhjetor 2020, 08:47

TIRANË– Kryeministri Edi Rama ka treguar takimin e parë që ka patur me ish-kryeministrin Sali Berisha. I ftuar në “Politik On”, Rama tha se për herë ...