Politike

VIDEO/ I përmendi shprehjen e Migjenit, Lala i kthehet Lleshajt: Mirditorët të vrasin natën dhe të qajnë ditën

4 Dhjetor 2020, 08:48 Nga DOSJA
VIDEO/ I përmendi shprehjen e Migjenit, Lala i kthehet Lleshajt:

TIRANË– Debati i mbrëmjes së djeshme në emisionin ‘Opinion’ solli debate të forta mes Minsitrit të Brendshëm Sandër Lleshaj dhe gazetares Klodiana Lala.

Kjo e fundit e pyeti Ministrin se nëse ka ndonjë emër gjyqtari ose prokurori që është pikasur nga OFL. Lleshaj duke dashur ti shmangej përgjigjes zgjodhi që të thoshte shprehjen e Migjenit: “O grua që u ndeshëm ditën e fatkobit tonë” ndrësa Lala iu drejtua me shprehjen prej nga është origjina e Lleshajt “Mirditorët të vrasin natën dhe të qajnë ditën.’

Pjesë nga debati:

Lleshaj: Migjeni ka një shprehje “O grua që u ndeshëm ditën e fatkobit tonë” Para një viti me zonjën Lala…

Lala: Mos të fillojmë me shprehje veriore tani, se ne nga Dibra themi që mirditorët të vrasin natën dhe të qajnë ditën. Mos të hyjmë në këtë debat… mos të luajmë me ping ponge…

Lleshaj: Ta thashë pozitivisht moj

Lala: Edhe unë pozitivisht ta thashë. Më jep një emër gjykatës prokuror që keni arrestuar…

Lleshaj: Target i OFL-së nuk janë gjyqtarët dhe prokurorët

(A.B)/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike klodiana lala sander lleshaj shprehja per mirditoret klodiana lala sander lleshaj shprehja per mirditoret

Sondazh

Poll

Politike 4 Dhjetor 2020, 08:47

TIRANË– Kryeministri Edi Rama ka treguar takimin e parë që ka patur me ish-kryeministrin Sali Berisha. I ftuar në “Politik On”, Rama tha se për herë ...