Politike

Basha shpreh ngushëllimet për ndarjen nga jeta të Marko Bellos: Do të kujtohet si një qytetar dhe politikan i principtë

4 Dhjetor 2020, 08:58 Nga DOSJA
Basha shpreh ngushëllimet për ndarjen nga jeta të Marko Bellos:

TIRANË– Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka shprehur ngushëllimet e tij për ndarjen nga jeta të Marko Bellos, ish-deputetit që ndërroi jetë sot nga Covid-19. Përmes një postimi të bërë në Twitter, Basha shkruan se Bello do të kujtohet si një qytetar dhe politikan i principtë dhe i moderuar që bashkëpunonte për hir të interesave të vendit.

‘Mësova me hidhërim për ndarjen nga jeta të ish-ministrit dhe ish-deputetit Marko Bello. I shpreh ngushëllimet e mia familjes Bello për humbjen e babait dhe bashkëshortit të përkushtuar, dhe të gjithë miqve dhe kolegëve që humbën të afërmin dhe mikun e tyre të dashur. Marko Bello do të kujtohet si një qytetar dhe politikan i principtë dhe i moderuar, i prirur drejt bashkëpunimit për hir të interesave të vendit. U prehtë në paqe!’- shkruan Basha.

Marko Bello u shua në Turqi në moshën 59-vjeçare. Ai kishte shkuar të kurohej nga Covid-19, por gjendja shëndetësore u përkeqësua dhe nuk ia doli dot mbanë.

(A.B)/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike lulzim basha nderron jete marko bello lulzim basha nderron jete marko bello

Sondazh

Poll

Politike 4 Dhjetor 2020, 08:47

TIRANË– Kryeministri Edi Rama ka treguar takimin e parë që ka patur me ish-kryeministrin Sali Berisha. I ftuar në “Politik On”, Rama tha se për herë ...