Politike

Më thoni peshkun e madh që keni kapur?/ Lalaj ‘sherr’ me Lleshajn: Unë nuk jap emra operacionesh, nuk më takon. Gazetarj

3 Dhjetor 2020, 20:54 Nga DOSJA
Më thoni peshkun e madh që keni kapur?/ Lalaj ‘sherr’ me

TIRANË– Gazetarja e kronikës Klodiana Lala ‘ka vënë me shpatulla pas muri’, Ministrin e Brendshëm Sandër Lleshaj. E ftuar në emisionin “Opinion” Lala i ka kërkuar Lleshajt që të jap një emër të një operacioni të madh kundër krimit që ka bërë bujë.

Ndërkohë, Lleshaj në përgjigjen e tij ka thënë se nuk dëshiron të jap emra pasi sipas tij nuk është etike. Me tej Lleshaj, ka shtuar se vetëm në vitin 2020 janë arrestuar 71 persona që kanë qenë pjesë e krimit të organizuar.

Pjesë nga biseda:

Lleshaj: Kryesisht grupet kriminale janë të ngritura nga kultivimi i drogës. Raporti i fundit i KE flet për shumë grupe krimi të shkatërruara në Shqipëri.

Lala: Na thoni ndonjë emër të ndonjë peshku të madh. Cilët janë këta peshq të mëdhenj? Unë rri gjithë ditën te dera e gjykatës dhe aty s’më rezulton ndonjë emër i madh. Më thuaj një emër operacioni dhe unë do t’ju kërkoj falje.

(Lleshaj nënqesh…)

Lleshaj: Unë nuk jap emra sepse jam ministër i Brendshëm. Nëse keni kureshtje do t’ju sjell një oficer të policisë kriminale dhe tua thotë.

Lala: 2019-2020 vetëm kriminelë kanë dalë nga burgu. Na përmend një operacion i suksesshëm.

Lleshaj: Ka me dhjetëra.

Lala: Po më thuaj një nëse ju ka mbetur në mendje.

Lleshaj: Unë nuk jap emra as peshq të mëdhenj, nuk merrem me peshq. Di të them se 71 persona janë arrestuar për krim të organizuar në Shqipëri, për drogë dhe trafiqe. Unë nuk nxjerrë emra të grupeve. Këtë vit janë 18 grupe të gupit të organizuar.

Lalaj: Gjykata ka dënuar vetëm disa persona që kanë korroptuar policinë. A mund të më jap një emër operacioni.

Lleshaj: ligji thotë që minisri të mos fut hundët në çështjet operacionale.

(a.k.dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike klodiana lalaj sander lleshaj klodiana lalaj sander lleshaj

Sondazh

Poll

Politike 3 Dhjetor 2020, 20:12

LEZHË– Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka vizituar një pensioniste të moshuar në Lezhë. Në një video që ka publikuar Kryedemokrati, pens...