Politike

Nxjerr FOTO nga katër spitalet COVID/ Manastirliu: Mjekët po përballen me zhurmë, lodhje, ngarkesë, ndonjëherë dhe me fye

3 Dhjetor 2020, 17:15 Nga DOSJA
Nxjerr FOTO nga katër spitalet COVID/ Manastirliu: Mjekët po

TIRANË – Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu, ditën e sotme ka publikuar foto nga katër spitalet COVID.Krahas fotove që ka publikuar, Manastirliu thotë se stafet mjekësore janë në shërbim të pacientëve të infektuar me koronavirus. Manastirliu thotë se mjekët po  sfidojnë sëmundjen, lodhjen, ngarkesën, vështirësinë, zhurmën dhe ndonjëherë edhe fyerjen e atyre që nuk janë prekur ende nga kjo sëmundje.

“Stafet tona mjekësore në Covid 1, Covid 2, Covid 3 dhe tani në Covid 4 janë në krye të detyrës. Sfidojnë sëmundjen, lodhjen, ngarkesën, vështirësinë, zhurmën, ndonjëherë fyerjet e kujt për fat, nuk i ka rënë radha të marrë shërbimin prej duarve të tyre. Por kanë falënderimet prej zemrës së kujtdo që, falë përkushtimit të tyre, ia ka dalë të fitojë në luftën për jetën. Kanë mirënjohjen e një populli”, shkruan ministrja.

Në Shqipëri për shkak të situatës së përkeqësuar së Covid-19, para disa ditësh është hapur spitali i 4 Covid-19.  Që prej fillimit të pandemisë deri më tani në të gjithë Shqipërinë janë infektuar me koronavirus 40, 501 persona dhe kanë humbur jetën 852 të tjerë.

(A.k.dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike koronavirusi ne shqiperi ogerta manastirliu koronavirusi ne shqiperi ogerta manastirliu

Sondazh

Poll

Politike 3 Dhjetor 2020, 16:50

TIRANË–Një paketë ndryshimesh është depozituar në Kuvend për ndryshimet në Kodin Penal. Ndryshimi më i bujshëm ishte ai që lidhej me memet dhe materialet q...

Politike 3 Dhjetor 2020, 15:10

TIRANË- Kreu i Urgjencës Kombëtare, Skënder Brataj, iu përgjigj nënkryetarit të LSI, Petrit Vasili, i cili tha pak më herët në një lidhje me “Skype” për Ne...