Politike

Sekuestrohen pasuritë e Adriatik Llallës, ambasadorja Yuri Kim: SPAK po jep rezultate, këto raste është krijuar të hetojë

3 Dhjetor 2020, 17:13 Nga DOSJA
Sekuestrohen pasuritë e Adriatik Llallës, ambasadorja Yuri Kim: SPAK

TIRANË– Ambasadorja amerikane Yuri Kim ka reaguar pas njoftimit të SPAK se kishte sekuestruar pasuritë e ish-kryeprokurorit Adriatik Lalla. Me anë të një statusi në rrjetet e saj sociale, ambasadorja Kim shkruan se Prokuroria e Posaçme po jep rezultate dhe se institucioni ishte krijuar për të hetuar dosje të ngjashme. 

Në reagimin e saj, Kim shtoi se Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të vazhdojnë të mbështesin reformën në Drejtësi.

“SPAK po jep rezultate, duke përdorur ligjin Anti-Mafia për të hequr përfitimin nga korrupsioni. SHBA vazhdon të mbështesë fuqimisht zbatimin e Reformës në Drejtësi, siç kërkohet nga populli shqiptar dhe në përputhje me statusin e Shqipërisë si Aleate e NATO-s dhe aspirante e BE-së. Ky është pikërisht rasti i korrupsionit që SPAK është krijuar të hetojë,”-shkruan ambasadorja.

Ditën e sotme, GJKKO ka sekuestruar pasuritë e ish-kryeprokurorit Adriatik Lalla pas kërkesës së bërë nga SPAK. Bëhet fjalë për disa apartamente dhe ara në Tiranë dhe në Durrës. Disa ditë më parë Llalla u mor zyrtarisht si i pandehur për fshehje dhe deklarim të rremë të pasurive, vepër penale që sipas organeve hetuese e ka kryer tre herë.

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike adriatik llalla sekuestrohen pasurite e adriatik llalles yuri kim adriatik llalla sekuestrohen pasurite e adriatik llalles yuri kim

Sondazh

Poll

Politike 3 Dhjetor 2020, 16:50

TIRANË–Një paketë ndryshimesh është depozituar në Kuvend për ndryshimet në Kodin Penal. Ndryshimi më i bujshëm ishte ai që lidhej me memet dhe materialet q...

Politike 3 Dhjetor 2020, 15:10

TIRANË- Kreu i Urgjencës Kombëtare, Skënder Brataj, iu përgjigj nënkryetarit të LSI, Petrit Vasili, i cili tha pak më herët në një lidhje me “Skype” për Ne...